Sektori i Promocion/Ndërgjegjësim Shëndetësor

Misioni
Misioni i Sektorit të Promocionit /Ndërgjegjësimit Shëndetësor është të përmirësojë shëndetin e njerëzve nëpërmjet rritjes së kontrollit mbi shëndetin. Nëpërmjet Edukimit Shëndetësor njerëzve u jepet mundësia që të mësojnë rreth shëndetit të tyre dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre. Për të realizuar misionin e tij, Sektori i Promocionit Shëndetësor punon në fushat e mëposhtme:
• Rritja e ndërgjegjësimit të njerëzve për çështjet që lidhen me shëndetin dhe faktorët që kontribuojnë në shëndet.
• Ofrimi i informacionit
• Motivimi dhe bindja e njerëzve për të ndryshuar stilin e tyre të jetës për të përmirësuar shëndetin e tyre.
• Pajisja e njerëzve me aftësi dhe besim për t’i bërë këto ndryshime.

Objektivat
a. Sensibilizimi i grup-moshave të ndryshme për mbrojtjen dhe forcimin e shëndetit të tyre nëpërmjet forcimit të veprimtarisë edukativo-shëndetësore (informuese, edukuese, komunikuese).
b. Edukimi shëndetësor i grupeve të ndryshme target dhe më konkretisht të grave shtatzëna, të nënave të reja, të fëmijëve të moshës shkollore, të moshës së tretë etj, grupeve të margjinalizuara.
c. Përgatitja dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme edukativo-shëndetsore.
d. Ngritja e nivelit teoriko-shkencor dhe metodik të punonjësve të vet si edhe të punonjësve të Shërbimit të Edukimit Shëndetsor në rrethe, nëpërmjet udhëzimeve, protokolleve dhe literaturës bashkëkohore.
e. Organizimi i fushatave të ndryshme sensibilizuese në kuadër të ditëve të shëndetit, apo edhe për probleme të ndryshme emergjente.
f. Bashkëpunimi i ngushtë ndër-sektorial dhe ndër-institucional për promovimin e sjelljeve të shëndetshme.