29 Shtator, Dita Botërore e Zemrës

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Zemrës

 

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Tema e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit është “Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni”. Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të patur semundje kardiovaskulare apo goditje në tru.

 

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore.

Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut. 

Llojet e sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë:

 

I.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën 

 

Sindroma koronare akute                                 Kardiomiopatia

Angina                                                                  Aritmia

Sëmundja kongjenitale e zemrës                    Sëmundja koronare e zemrës

Insuficienca e zemrës                                       Sëmundja inflamatore e zemrës

Sëmundja ishemike e zemrës                          Sëmundja reumatizmale e zemrës

Sëmundja e valvulës

II.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me trurin

 

Sëmundja cerebrovaskulare (goditja në tru)

Goditja në tru është ekuivalente e një goditjeje në zemër, dhe është vendi ku rrjedhja e gjakut në tru është bllokuar ose ndërprerë. Pjesa e prekur e trurit është e privuar nga oksigjeni dhe ushqyesit që çojnë në vdekjen e qelizave. Ka dy lloje goditjesh:

a.Goditja hemorragjike                                      b.Goditja ishemike

 

III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e qarkullimit

Tromboza e venave të thella                                       Sëmundja hipertensive e zemrës

Sëmundja e arterieve periferike                                  Embolia pulmonare

Fakte nga bota

 

Semundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër.

  • 5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012, dhe shifrat janë në rritje duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës, dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër.
  • Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të.
  • Më shumë se 3\4 e vdekjeve nga SKV-të ndodhin në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm.
  • Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe shumë prej tyre mund të Të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme nga SKV-të mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.
  • Individët të cilët janë me SKV, apo janë në rrezik të lartë për SKV (si pasojë e pranisë së një apo më shumë faktorëve të rrezikut si HTA, diabet, hiperlipidemi) kanë nevojë për një diagnostikim dhe menaxhim sa më të hershëm të tyre nga ana e mjekut.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.

Për sa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku i SKV-ve është presioni i lartë i gjakut, të cilit i atribuohet 13 % e vdekjeve globale, ndjekur nga përdorimi i duhanit 9 %, sheqeri i ngritur i gjakut 6%, pasiviteti fizik 6 % dhe mbipesha e obeziteti 5%.

Parë në këtë këndvështrim, shumica e SKV-ve janë shkaktuar nga faktorë të rrezikut që mund të kontrollohen, trajtohen ose të modifikohen. Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se SKV-të janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme. OBSH-ja përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të tensionit të gjakut, obezitetit, kolesterolit dhe përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund të përgjysmojnë incidencën e SKV-ve.

Sëmundjet kardiovaskulare kanë pësuar një luhatje me pamjen e një epidemie në kohë; në fillim të shekullit deri nga gjysma e dytë e shekullit të XX-të, SKV-të janë rritur shumë në vendet e industrializuara, ndërkohë që pas viteve 70 është vërejtur një prirje për ulje në këto vende, e cila vazhdon edhe sot.

Në shumicën e vendeve të Evropës Veriore, Perëndimore e Jugore, vdekshmëria nga SKV-të, incidenca dhe ndërlikimet janë ulur. Faktorët madhorë të këtij ndryshimi raportohet se janë ndryshimi i mënyrës së jetesës, si ushqyerja me më shumë fruta e perime, më pak yndyrna shtazore dhe kalori, ulja e nivelit të duhanpirjes etj., si edhe përmirësimi i sistemit të shërbimeve shëndetësore, si kapje e hershme dhe trajtim i përshtatshëm i faktorëve të rrezikut sidomos hipertensionit, trajtim më i mirë i urgjencës dhe ndërhyrjet fizike në enët koronare etj.  Ndërsa në vendet e Evropës Qendrore e Lindore, SKV-të jo vetëm nuk janë ulur por edhe janë rritur. Ato janë duke u rritur në vendet që po kalojnë fazën e zhvillimit të tyre social-ekonomik, dhe ku mënyra e jetesës po i afrohet asaj të quajtur “amerikane”, ushqyerje me shumë kalori, shumë yndyrna, pak aktivitet fizik etj.

Është një mit që sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru prekin vetëm të moshuarit, meshkujt dhe popullatat e pasura. SKV-të prekin sa gratë po aq dhe burrat megjithatë, rreziku i SKV-ve te gratë është nënvlerësuar seriozisht. Në fakt, sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një i grave në botë, duke shkaktuar 1 vdekje në 3 femra; është shokuese, ka një vdekje për minutë. Edhe pse SKV-të si të gjitha sëmundjet kronike rriten me moshën apo takohen më shpesh në moshat e mëdha, ato nuk duhen konsideruar si një problem vetëm i të moshuarve. Fëmijët janë gjithashtu shumë të prekshëm, rreziku për SKV mund të fillojë para lindjes, që gjatë zhvillimit të fetusit, dhe rritet më tej gjatë fëmijërisë me ekspozimin ndaj dietave jo të shëndetshme, mungesës së aktivtetit fizik dhe pirjes së duhanit. Sëmundjet kardiovaskulare, si të gjitha sëmundjet kronike, fillojnë që në barkun e nënës dhe shtohen me moshën; është provuar se pesha e ulët në lindje është e lidhur me një rrezik të shtuar për hipertension, sëmundje zemre, cerebrovaskulare dhe diabet në jetën adulte.

 

Ditën Botërore të Zemrës

Kliko mbi titullin për të shkarkuar versionin e plotë .pdf

Start Date - End Date

Sep 29, 2015 - Sep 29, 2015

Start Time - End Time

1:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This