31 Maj 2016, Dita Botërore Pa Duhan

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

Mesazhi i Organizatës Botërore te Shëndetit

DITA BOTERORE PA DUHAN
31 Maj 2016

Gati për paketim gjenerik të produkteve të duhanit.

 (paketim standard)

Në këtë rast, ka të beje me atë  që quhet “paketim gjenerik”, që nënkupton që të gjitha paketat e duhanit të duken njësoj sepse  edhe germat “font-i”, do të jene të detyrueshme të jene të njëjtat për çdo lloj pakete, por i vetmi ndryshim është emri i markës tregtare, pra ose Marlboro ose Kent ose Camel.

Çdo vit, më 31 Maj, OBSH dhe partnerët me rastin e Ditës Botërore Pa-Duhan, duke theksuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit bëjnë thirje  për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.

31 Maj 2016, Dita Botërore Pa Duhan , OBSH dhe Sekretariati i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë duke bërë thirrje që, çdo palë të  miratojë dhe zbatojë masa efektive për një paketim të thjeshtë (standard) të produkteve të duhanit.

Paketimi i thjeshtë zvogëlon atraktivitetin e produkteve të duhanit dhe është një masë e rëndësishme për uljen e kërkesës dhe kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si një formë e reklamimit të duhanit dhe promovimit, me mjete fallco, mashtruese, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij.

Paketimi i thjeshte i produkteve të duhanit rrit efektivitetin e paralajmërimeve shëndetësore.

Paketimi i thjeshtë nuk promovon një produkt duhani me mjete fallco, mashtruese, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij, efektet shëndetësore, rreziqet dhe/ose dëmtimet, duke përfshirë çdo term, përshkrim, shenjë dalluese, shenjë figurative ose ndonjë shenjë tjetër që në mënyrë direkte ose indirekte krijon një përshtypje fallco që një produkt i veçantë duhani është më pak i dëmshëm se prodhimet e tjera të duhanit

Konventa Kornizë për kontrollin e  Duhanit në udhëzimet për nenet 11 dhe 13, rekomandon që palët të  miratojnë dhe zbatojnë, paketimin  e  thjeshtë si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për kontrollin e duhanit.

Hartuesit e politikave, individët dhe organizatat e shoqërisë civile të inkurajojnë qeveritë e tyre që të marrin  masa për miratimin e paketimit të thjeshtë.

Fakte rreth paketimit të thjeshtë (standard).
Interesi për paketim të thjeshtë po ecën në të gjithë botën :
• Në dhjetor 2012, Australia u bë vendi i parë për zbatimin e plotë të paketimit të thjeshtë.
• Në vitin 2015, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe      Francë kanë kaluar të gjitha ligjet për zbatimin e paketimit të thjeshtë duke hyrë  në fuqi për zbatim në muajin Maj 2016.
• Një numër tjetër vendesh janë në fazat e avancuara të miratimit te neneve për paketimin e thjeshtë.
Qëllimet e fushatës se Ditës Botërore Pa-Duhan 2016

• Të theksoje se paketimi i thjeshtë është pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse, multisektoriale për kontrollin e duhanit.
• Lehtësimi i zhvillimit të politikave nga shtetet anëtare për paketim të thjeshtë po ecën në të gjithë botën, duke siguruar informacione informative dhe bindëse.
• Inkurajimi i shteteve anëtare që punojnë në drejtim të paketimit të thjeshtë si një qasje mendje hapur, për të forcuar masat kufizuese për të përdorur paketimin e duhanit si një formë e reklamimit të duhanit, promovimit dhe sponsorizimit.
• Mbështetje për shtetet anëtare dhe të shoqërisë civile kundër ndërhyrjeve të industrisë duhanit në proceset politike që pengojnë miratimin e ligjeve  për paketimin e thjeshtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Start Date - End Date

May 31, 2016 - Jun 10, 2016

Start Time - End Time

12:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This