28 Prill-Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Loading Events
  • This event has passed.
Description

28 prilli dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë– një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqëndrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën. 28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë. Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promuovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve. Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.

Tema për Ditën Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë në vitin 2013 është:

                                             Të punojmë së bashku për parandalimin e risqeve

Çfarë është Siguria dhe shëndeti në punë?

Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kane si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.

                                                              Objektivat e shëndetit në punë synojnë:

1- Në promuovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqënies fizike, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjithë profesionet.

2- Në parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve.

3- Në mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën.

4- Në dhënien e një pune të përshtatëshme për çdo punëmarrës, që i përshtatet aftësive të tij fiziologjike dhe psikologjike “Përshtatje e vendit të punës me punëmarësin dhe punëdhënësin me vendin e tij të punës

Përse janë të rëndësishme siguria dhe shëndeti në punë?

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Europian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çeshtje nuk ka asnjë konsensus të të dhënave.

Megjithatë, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 milionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë.

Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard Euro në vit. Parashikimi i risqeve, zbatimi i masave efektive të sigurisë dhe ndjekja në vazhdimësi me rigorozitet e tyre janë të rendësishme për reduktimin e këtyre shifrave (EU-OSHA Vende Pune të shëndetëshme 2012-13).

Çdo vit, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160,000,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës. Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë.

Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

“Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet”

“Parandalimi është më i mire se kurimi”

Parandalimi është më mirë se kurimi Parandalimi është themeli i qasjes Europiane ndaj problemeve të sigurisë dhe të shëndetit në punë. Në praktikë, kjo do të thotë që të analizohen proçeset e punës për të identifikuar risqet afatgjata dhe afatshkurtëra, dhe më pas të veprohet për ti shmangur ose për ti zbutur ato sa më shumë të jetë e mundur.

Parandalimi i dëmtimeve dhe sëmundjeve nga rreziqet e shëndetit në punë bazohet në dy koncepte bazë:

1- Mjedisi në punë dhe teknologjia prodhueve duhet të projektohen në mënyrë që rreziqet për shëndetin të evidentohen ose minimizohen në minimum.

2- Punonjësit duhet të njohin rreziqet në vendin e punës, të trajtohen, edukohen, ndërgjegjësohen që të sillen në mënyrë të sigurt e të përdorin pajisjet mbrojtëse personale në punë. Përvoja e shumë vendeve të botës ka treguar se fokusimi në përmiresimin e mjedisit të punës dhe shmangia e rreziqeve në punë është më tepër se sa thjeshtë tu tythuash punonjësve që të jënë të kojdeshëm.

NJË MJEDIS PUNE I SHËNDETSHËM DHE I SIGURT MBRON SHËNDETIN DHE JETEN TUAJ

 

DHJETË STRATEGJI PËR TË MBAJTUR FËMIJËT TË SIGURT NË RRUGË.

 

Deklarate e Fëmijeve për sigurinë rrugore

Start Date - End Date

Apr 27, 2015 - Apr 28, 2015

Start Time - End Time

11:00 pm - 3:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Share This