17 Maj, Dita Botërore e Hipertensionit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

“NJIHNI TENSIONIN TUAJ TË GJAKUT”

Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke patur si qëllim:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit tëlartë të gjakut.
  • Dhënien e informacionitsesi të parandalojmëpresionin elartë të gjakut dhekomplikacionet e lidhura me të.
  • Inkurajimin për të rriturkontrollin ndajpresionit të lartë të gjakutdhepër të ndjekurkëshillat eprofesionistëvetë kujdesit shëndetësor.
  • Inkurajimin e vetëkujdesitpër të parandaluarpresionin elartë të gjakut.
  • Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë.
  • Nxitjen ngaautoritetet kombëtaredhe lokalepër të krijuarmjedise qëmundësojnësjelljetë shëndetshme.

Liga Botërore e Hipertensionit në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të Hipertensionit si dhe organizata të tjera, do të promovojnë këtë vit, më 17 Maj, Ditën Botërore të Hipertensionit me mesazhin “Njihni tensionin tuaj të gjakut”.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut, si dhe sfida që do të jetë depistimi i më shumë se 1.000.000 adultëve për tensionin e gjakut.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentur sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit  të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të  përfshihen në rutinën e përditshme për vlerësimin e presionit të gjakut, në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Njihni tensionin tuaj të gjakut

Liga Botërore e Hipertensionit rekomandon që, të gjithë duhet të njohin presionin e gjakut duke e kontrolluar atë të paktën një herë në çdo vit.

Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet vitale si zemra ose veshkat. Gjithkush ka nevojë për një presion gjaku në arteriet e tij. Kur zemra rreh, ajo pompon gjak nëpër arterie për t’u çuar ushqim indeve. Forca e gjakut kundër mureve të arterieve quhet tensioni i gjakut. Presioni sistolik ndodh pas rrahjes së zemrës dhe është leximi më i lartë. Presioni më i ulët apo presioni diastolik është presioni në arteriet në mes të rrahjeve të zemrës. Në qoftë se arteriet apo tubacionet ngushtohen apo bllokohen, atëherë zemra pompon më me vështirësi për të shpërndarë gjak në inde, dhe presioni në arterie ngjitet lart.

  • Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg, atëherë ju

keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe  kontrollojeni atë përsëri mbas një viti.

  • Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg, por më pak se 140/90

mmHg,  jeni në  rrezik për t’u bërë hipertensivë. Prandaj  ju duhet të merrni disa hapa të menjëhershme për të përmirësuar stilin e jetës suaj, dhe çdo vit duhet të kontrolloni  presionin e gjakut te mjeku.

  • Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet  të

takoni  një person të kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

Sot tensioni i gjakut mund të matet në shtëpi nga vetë njerëzit, pra është lehtësisht i matshëm.

Ne ju kërkojmë të masni presionin e gjakut  në shtëpi, në klinikën e një mjeku, në një qendër shëndetësore ose farmaci. Shkruani vlerat e presionit të gjakut dhe të pulsit, mundësisht përsëriteni tri herë, ku secila matje të jetë 2 minuta më pas.

 

Artikullin më të detajuar mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu

Start Date - End Date

May 17, 2015 - May 17, 2015

Start Time - End Time

8:00 am - 11:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This