Zgjidh Jetën, VAKSINOHU
Qëndroni të përditësuar me informacionet më të fundit për vaksinat ndaj COVID-19 Pyetje-Përgjigje, Maj 2022
Çdo qytetar mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit me dozën përforcuese me vaksinën dyvalente ndaj COVID-19, për të reduktuar mundësinë e infektimit dhe shmangien në shkallë të lartë të formave të rënda, si atë të sëmundjes, shtrimeve në spital dhe fataliteteve.
Çdo person që ka kryer vaksinimin parësor me dy ose tri doza sipas gjendjes shëndetësore, mund të kryejë vaksinimin përforcues me vaksinën dyvalente Pfizer-BioNTech. Kjo dozë mund të kryhet 2 muaj pas dozës së dytë ose të tretë.
Rekomandohet të kryhet doza e dytë përforcuese me vaksinën dyvalente Pfizer - BioNTech për të gjithë personat kryesisht 60 vjeç e lart, të gjithë personat mbi 12 vjeç që kanë dëmtime apo kompromentim të imunitetit, të gjithë personat që mund të jenë vaksinuar jashtë vendit me dy doza të vaksinës Johnson & Johnson (Jansen) një dozë parësore dhe një dozë përforcuese monovalente, si dhe personat që kanë gjasa të ekspozohen më shumë ndaj
COVID-19 në punën e tyre, si p.sh. personeli shëndetësor dhe ata që janë vaksinuar me një dozë përforcuese monovalente të çdo lloji vaksine mARN.
Ato janë dyvalente, që do të thotë se përmbajnë material nga vaksinat origjinale, më pas i shtohet materiali që do të na mbrojë më mirë kundër nënvarianteve të Omicron, që përbëjnë shumicën e rasteve sot, si BA.4 dhe BA.5. Këto variante janë më të afta të shmangin mbrojtjen nga vaksinat aktuale, të cilat ulin efektivitetin e vaksinës me kalimin e kohës. Edhe pse vaksinat aktuale ende ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjeve të rënda,
vaksina dyvalente e re pritet të japë mbrojtje edhe më të mirë kundër varianteve të fundit.
Po, rekomandohet që të paktën dy muaj pasi është aplikuar doza e parë përforcuese apo doza e tretë e vaksinës me një vaksinë monovalente, duhet të kryhet doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës me vaksinën dyvalente që përmban variantet e reja të Omicron BA.4/ BA.5.
Po, por vetëm si dozë përforcuese. Asnjë nga vaksinat e mëparshme nuk do të ofrohet tani si dozë vaksine përforcuese. Vaksinat e mëparshme do të përdoren vetëm për vaksinimin parësor bazal.
Të gjithë personat mbi moshën 12 vjeç të cilët kanë kryer vaksinimin parësor bazal me dy doza vaksine ose një dozë sipas vaksinës, mund të aplikojnë vaksinën dyvalente kundër bCOVID-19, 2 muaj pas aplikimit të dozës së dytë. Po ashtu, edhe personat që kanë kaluar COVID-19 pas vaksinimit parësor ndaj COVID-19 apo me një dozë përforcuese monovalente, mund të aplikojnë vaksinën dyvalente tre muaj pasi kanë kaluar COVID-19.
Jo. Vaksina e re dyvalente mund të përdoret vetëm tek ata që kanë kryer vaksinimin parësor bazal, me dy doza vaksine monovalente ndaj COVID-19.
Po, ju mund t’i merrni të dyja vaksinat në të njëjtën kohë. Koha optimale për t’u vaksinuar është gjatë muajve tetor dhe nëntor, sepse kjo do të ofrojë siguri më të madhe gjatë muajve të dimrit.
Vaksinat dyvalente ndaj COVID-19 janë zhvilluar dhe autorizuar për përdorim si dozë përforcuese, duke ndjekur të njëjtat kërkesa ligjore dhe standarde të larta për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin, si për të gjitha vaksinat e tjera. Përpara autorizimit të marketingut, efikasiteti i vaksinës vlerësohet në provat klinike, duke përcaktuar se sa mirë funksionon vaksina në parandalimin e çdo forme të rëndë të sëmundjes COVID-19.
Përfitimet e vaksinimit ndaj COVID-19 janë:
- Mënjanimi dhe ulja e formave të rënda të sëmundjes,
- Ulja e numrit të hospitalizimeve,
- Ulja e numrit të vdekjeve,
- Kufizimi i rasteve te personat e vaksinuar.
- parandalimin e infeksionit,
- parandalimin e transmetimit,
- parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes,
- veprimin kundër varianteve të ndryshme që qarkullojnë, si varianti Omicron,
- mbrojtjen e grupeve specifike të popullsisë (p.sh. grup-moshat më të vjetra).
Kanë kaluar disa muaj që po aplikohen çdo ditë në botë vaksinat dyvalente ndaj COVID-19, dhe një numër relativisht i vogël personash kanë patur lodhje, dobësi trupore, dhimbje koke, pak dhimbje trupi, dhimbje muskulore dhe dhimbje të lehtë rreth vendit të injektimit.
Shumica e efekteve anësore ishin të lehta ose të moderuara, dhe kanë zgjatur vetëm për një kohë të shkurtër, deri në 48 orë nga momenti i aplikimit të vaksinës.
Në botë, ka disa vaksina të autorizuara ose të aprovuara për të parandaluar sëmundjen COVID-
19. Vaksinat ndaj COVID-19 kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë në parandalimin e kësaj
sëmundjeje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Vaksinat e autorizuara ose të miratuara kanë
ndihmuar dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes duke zhvilluar në mënyrë të
sigurt mbrojtjen (imunitetin) ndaj sëmundjes. Informacioni në vazhdim shpjegon se si trupi
lufton infeksionin, dhe si funksionojnë vaksinat ndaj COVID-19 për të mbrojtur njerëzit duke
prodhuar imunitetin ndaj këtij infeksioni.
Vaksinat ndaj COVID-19 ndihmojnë trupat tanë të zhvillojnë imunitet ndaj virusit që shkakton
këtë sëmundje pa pasur nevojë të sëmuremi. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionojnë në
mënyra të ndryshme për të ofruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me
një sasi të limfociteve T të kujtesës si dhe limfociteve B që do të kujtojnë se si të luftojnë atë
virus në të ardhmen.
Zakonisht duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit.
Prandaj, mund të ndodhë që një person të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 pak
para, ose menjëherë pas vaksinimit dhe më pas të sëmuret, kjo pasi vaksina nuk ka patur kohën e
mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen.
Ndonjëherë pas vaksinimit, procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë shenja të tilla si ethe
etj. Këto shenja janë normale dhe janë një tregues që trupi po përpiqet për të krijuar imunitet.
Kur mikrobet, siç është virusi që shkakton COVID-19, “pushtojnë” trupin, ato sulmojnë dhe
shumohen. Ky “pushtim” i quajtur infeksion është ai që shkakton sëmundjen. Sistemi ynë
imunitar përdor disa mjete për të luftuar infeksionin. Gjaku përmban qelizat e kuqe, të cilat
sjellin oksigjen në inde dhe organe, dhe qelizat e bardha ose imune, të cilat luftojnë infeksionin.
Lloje të ndryshme të qelizave të bardha të gjakut luftojnë infeksionin në mënyra të ndryshme:
1. Makrofagët janë qeliza të bardha të gjakut që gëlltisin dhe tretin mikrobet dhe qelizat e
vdekura ose që janë duke vdekur. Makrofagët lënë pas pjesë të mikrobeve pushtuese të
quajtura antigjene. Trupi identifikon si të rrezikshëm antigenet dhe stimulon antitrupat
për t’i sulmuar ata.
2. Limfocitet B janë qeliza të bardha mbrojtëse të gjakut. Ato prodhojnë antitrupa që
sulmojnë pjesët e virusit të lëna pas nga makrofagët.
3. Limfocitet T janë një lloj tjetër i qelizave të bardha mbrojtëse të gjakut. Ato sulmojnë
qelizat e trupit që janë tashmë të infektuara.
4. Kur një person infektohet me virusin që shkakton COVID-19, mund të duhen disa ditë
ose javë që trupi i tyre të përgatisë dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme të luftës
ndaj mikrobeve, për të kapërcyer infeksionin. Pas infeksionit, sistemi imunitar i personit
kujton atë çka ka mësuar se si të mbrojë trupin nga kjo sëmundje.
5. Trupi ynë përmban disa limfocite T, të quajtura qeliza të kujtesës, që hyjnë në veprim
menjëherë nëse trupi ndeshet përsëri me të njëjtin virus. Kur zbulohen antigenet e
njohura, limfocitet B prodhojnë antitrupa për t’i sulmuar ato. Ekspertët ende po mësojnë
se për sa kohë këto qeliza të kujtesës do të mbrojnë një person ndaj virusit që shkakton
COVID-19.
Aktualisht, ekzistojnë disa lloje kryesore të vaksinave ndaj COVID-19. Asnjë nga këto vaksina
nuk mund të shkaktojë COVID-19.
Vaksinat me m-ARN-së (ARN mesazhere) përmbajnë material nga virusi që shkakton COVID-
19 dhe që u jep qelizave tona udhëzime se si të krijojmë një proteinë të padëmshme që është
unike për virusin. Qelizat tona pasi bëjnë kopje të proteinës, shkatërrojnë materialin gjenetik të
ardhur nga vaksina. Trupat tanë e njohin faktin që proteina nuk duhet të jetë aty dhe zhvillojnë
limfocitet T dhe B të cilat do të kujtojnë se si të luftojmë virusin që shkakton COVID-19, nëse
infektohemi në të ardhmen.
Nga këto vaksina në vendin tonë përdoret vaksina Comirnaty (Pfizer BioNTech ).
Vaksinat me pjesëza të proteinave përfshijnë pjesë (proteina) të padëmshme të virusit që
shkakton COVID-19 në vend të tërë virusit. Pas marrjes së vaksinës, sistemi ynë imunitar njeh
proteinat që nuk i përkasin trupit dhe fillon të krijojë limfocite T dhe antitrupa. Nëse infektohemi
në të ardhmen, qelizat e kujtesës do ta njohin dhe do ta luftojnë virusin.
Vaksinat vektoriale përmbajnë një version të dobësuar të një virusi të gjallë (një virus i ndryshëm
nga ai që shkakton COVID-19) që mbart material gjenetik nga virusi që shkakton COVID-19 të
futur në të (ky quhet vektor viral). Pasi vektori viral futet brenda qelizave tona, ato fillojne të
prodhojnë një proteinë që është unike për virusin që shkakton COVID-19 dhe më tej bëjnë kopje
të kësaj proteine e cila nxit zhvillimin e limfociteve T dhe B që do të kujtojnë se si ta luftojmë
virusin nëse infektohemi në të ardhmen.
Nga këto vaksina në vendin tonë është përdorur vaksina AstraZeneca apo Vaxzevria, si dhe
Covieshield, dhe po ashtu vaksina e njojtur si vaksina ruse Sputnik V.
Vaksinat bazuar në virus përmbajnë virus të ngordhur që shkakton vetëm përgjigjen imune. Në
vendin tonë është përdorur vaksina e njohur si vaksina kineze, pra vaksina Coronavac e prodhuar
nga Sinovac.
Të gjitha vaksinat ndaj COVID-19, përveç një, përdorin dy doza. Doza e parë fillon zhvillimin e
mbrojtjes ndaj virusit. Një dozë e dytë disa javë më vonë është e nevojshme për të siguruar
mbrojtjen maksimale që ofron vaksina. Ky quhet vaksinim parësor. Për disa persona si p.sh. ata
që kanë sëmundje që shkaktojnë dobësim apo frenim të imunitetit përdoren tri doza parësore pasi
ata pësojnë ulje të imunitetit më shpejt se të tjerët.
Vaksinimi është një nga shumë hapat që ndërrmeren për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga
COVID-19. Mbrojtja ndaj COVID-19 është shumë e rëndësishme sepse për disa njerëz, ai mund
të shkaktojë sëmundje të rëndë ose vdekje.
Po ashtu me kalimin e kohës imuniteti zbehet, dhe si për çdo sëmundje që parandalohet me
vaksin tjetër kërkohet të kryhen edhe doza përfocuese që mund të jenë disa, pra të kryhet doza e
tretë e katërt apo e pestë e vaksinës sipas një intervali kohor.
Ndalimi i një pandemie kërkon përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion. Vaksinat
bashkëpunojnë me sistemin imunitar në mënyrë që trupi të jetë i gatshëm të luftojë virusin nëse
ekspozohet sërish. Hapa të tjerë, si maskat dhe distancimi shoqëror apo fizik, ndihmojnë në
zvogëlimin e mundësisë për t’u ekspozuar ndaj virusit, ose përhapjen e tij tek të tjerët. Së
bashku, vaksinimi ndaj COVID-19 dhe ndjekja e rekomandimeve për të mbrojtur veten dhe të
tjerët, do të ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga COVID-19.
Por vaksinat ulin mundësinë për tu infektuar dhe të mbrojnë ndaj formave të rënda të sëmundjes
dhe shtrimeve në spital.
Vaksinat e mARN-së apo ARN mesazhere janë një lloj i ri i vaksinave për t’u mbrojtur nga
sëmundjet infektive. Për të nxitur një përgjigje imune, shumë vaksina vendosin një mikrob të
dobësuar ose të jo të aktivizuar në trupat tanë. Por, jo vaksinat e mARN-së. Në vend të kësaj, ato
i mësojnë qelizat tona se si të bëjnë një proteinë (apo edhe vetëm një copë proteine) që nxit një
përgjigje imune brenda trupave tanë. Kjo përgjigje imune e cila prodhon antitrupa, është ajo që
na mbron nga infektimi nëse virusi i vërtetë do të hyjë në trupat tanë.
Vaksinat mARN ndaj COVID-19 bëjnë që qelizat tona të ndërtojne një pjesë të padëmshme të
asaj që quhet proteina spike. Proteina spike gjendet në sipërfaqen e virusit që shkakton COVID-
19. Vaksinat e mARN-së ndaj COVID-19 kryhen në muskulin e sipërm të krahut. Pasi mARN
futet brenda qelizave të muskulit, qelizat e përdorin atë për të ndërtuar një pjesëz të proteinës dhe
më pas pasi kjo pjesë proteine të jetë krijuar, qelizat shkatërrojnë dhe eliminojnë mARN-në. Më
tej, qeliza shfaq pjesën e proteinës në sipërfaqen e saj. Sistemet tona imune njohin që proteina
nuk i përket këtyre qelizave dhe fillojnë të ndërtojnë një përgjigje immune dhe të krijojnë
antitrupa, si ato që ndodhin në infeksionin natyror kundër COVID-19. Në fund të procesit, trupat
tanë kanë mësuar se si të mbrohen nga infeksioni në të ardhmen. Përfitimi nga vaksinat me mARN ashtu si për të gjitha vaksinat, është që, ata që vaksinohen e fitojnë këtë mbrojtje pa qenë nevoja të sëmuren e të rrezikojnë pasojat serioze të sëmundjes COVID-19.
Ato nuk mund të shkaktojnë COVID-19.
Vaksinat e mARN-së nuk përdorin virusin e gjallë që shkakton COVID-19.
Ato nuk ndikojnë ose nuk ndërveprojnë me ADN-në tonë në asnjë mënyrë.
mARN nuk hyn asnjëherë në bërthamën e qelizës, aty ku mbahet ADN-ja (materiali ynë
gjenetik).
Qeliza copëton dhe eliminon mARN e ardhur nga vaksina pas një procesi.
Vaksinat e ARN-së janë vëzhguar në të njëjtën mënyrë rigoroze për sigurinë dhe efektivitetin si
të gjitha llojet e tjera të vaksinave. Vaksinat e vetme ndaj COVID-19 të cilat do të perdoren (me
miratim ose autorizim të përdorimit emergjent) janë ato që plotësojnë këto standarde.
Vaksinat e ARN-së janë të reja, por jo të panjohura
Nuk ka patur deri tani vaksina te licencuara të mARN-së. Megjithatë shkencëtarët i kanë studiuar
dhe kanë punuar me to për dekada. Interesi është rritur për këto vaksina sepse ato mund të
zhvillohen në një laborator, duke përdorur materiale të gatshme. Kjo do të thotë që procesi mund
të standardizohet dhe përshkallëzohet, duke e bërë zhvillimin e vaksinave më të shpejtë se
metodat tradicionale të krijimit të vaksinave.
Vaksinat e ARN-së janë studiuar më parë për gripin, Zikën, tërbimin dhe citomegalovirusin
(CMV). Sapo u vu në dispozicion informacioni i nevojshëm në lidhje me virusin që shkakton
COVID-19, shkencëtarët filluan të dizenjonin udhëzimet mARN për qelizat, për të ndërtuar
proteinën unike “spike” në një vaksinë mARN.
Teknologjia e ardhshme e vaksinave mARN mund të lejojë që një vaksinë të sigurojë mbrojtje
për shumë sëmundje, duke ulur kështu numrin e injeksioneve të nevojshme për mbrojtje kundër
sëmundjeve të zakonshme të parandalueshme nga vaksinat.
Përtej vaksinave, kërkuesit e kancerit kanë përdorur mARN për të nxitur sistemin imunitar të
shënjojë qelizat specifike të kancerit.
Ekzistojnë disa vaksina ndaj COVID-19 të miratuara për përdorim nga OBSH-ja. Procesi i
vaksinimit masiv ndaj COVID-19 filloi në fillim të dhjetorit 2020, dhe numri i dozave të
vaksinës të administruara përditësohet çdo ditë. OBSH-ja përcakton nëse një produkt mund të
rekomandohet për përdorim bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme mbi sigurinë,
efikasitetin dhe përshtatshmërinë e tij në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vaksinat
vlerësohen për t'u siguruar që ato përmbushin standardet e pranueshme të cilësisë, sigurisë dhe
efikasitetit, duke përdorur të dhënat e provave klinike, proceset e prodhimit dhe të kontrollit të
cilësisë. Në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin e tyre kombëtar, vendet kanë autonominë
për të lëshuar autorizime për përdorim urgjent për çdo produkt shëndetësor. Autorizimet e
përdorimit të urgjencës lëshohen sipas gjykimit të vendeve, dhe nuk i nënshtrohen miratimit të
OBSH-së. Nga 12 janari 2022, vaksinat e mëposhtme kanë marrë miratim për përdorim:
1. Vaksina Pfizer/BioNTech Comirnaty, 31 dhjetor 2020.
2. Vaksinat SII/COVISHIELD dhe AstraZeneca/AZD1222, 16 shkurt 2021.
3. Vaksina Janssen/Ad26.COV 2.S nga Johnson & Johnson, 12 mars 2021.
4. Vaksina Moderna COVID-19 (mRNA 1273), 30 prill 2021.
5. Vaksina e Sinopharm COVID-19, 7 maj 2021.
6. Vaksina Sinovac-CoronaVac, 1 qershor 2021.
7. Vaksina Bharat Biotech BBV152 COVAXIN, 3 nëntor 2021.
8. Vaksina Covovax (NVX-CoV2373), 17 dhjetor 2021.
9. Vaksina Nuvaxovid (NVX-CoV2373), 20 dhjetor 2021.
Vaksinimi mund t'ju shpëtojë jetën. Vaksinat ndaj COVID-19 parandalon kalimin e sëmundjes
në forma të rënda, shtrimin në spital dhe humbjen e jetës. Ekzistojnë gjithashtu disa prova që
duke u vaksinuar do të ketë më pak gjasa që ju ta trasmetoni virusin tek të tjerët, që do të thotë se
vendimi juaj për të marrë vaksinën mbron edhe personat përreth jush. Por, edhe pasi të jeni
vaksinuar, vazhdoni të respektoni masat parandaluese për të mbrojtur veten, familjen, miqtë dhe
këdo tjetër me të cilin mund të jeni në kontakt. Vaksinat ndaj COVID-19 janë shumë efektive,
por disa njerëz do të sëmuren sërish me COVID-19 pas vaksinimit. Ekziston gjithashtu një
mundesi që ju të mund ta trasmetoni virusin edhe tek të tjerët që nuk janë vaksinuar. Qëndroni të
paktën 1 metër larg personave të tjerë, vendosni një maskë duke mbuluar hundën dhe gojën kur
nuk mund të ruani këtë distancë, shmangni vendet dhe ambientet me ajrim të dobët, lani duart
shpesh, qëndroni në shtëpi nëse nuk jeni mire, dhe kontaktoni mjekun tuaj.
Procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 në Shqipëri, filloi më datë 11 janar 2021 me vaksinën
Comirnaty® (Pfizer/BioNTech). Kanë ardhur dhe janë aplikuar deri tani në vend, pesë lloje
vaksinash ndaj COVID-19: Comirnaty (Pfizer-Biontech), Vaxzevria – Astrazeneca, Covishield-
Astrazeneca, Coronavac – Sinovac dhe Gam-COVID-vac - Sputnik V. Aktualisht në Shqipëri po
aplikohet vaksina Pfizer/BioNTech
Ju mund të paraqiteni pranë mjekut tuaj të familjes ose Qendrës Shëndetësore(QSH) më të afërt,
dhe mund të aplikoni vaksinën ndaj COVID-19. Aplikimi i dozës suaj hidhet në e-Albania dhe ju
pajiseni shumë shpejt me certifikatën tuaj të vaksinimit.
Vaksinat ndaj COVID-19 janë të sigurta, miliona doza janë administruar në botë deri tani.
Vaksinat ndaj COVID-19 janë prodhuar duke ndjekur të njëjtat kërkesa ligjore për cilësinë,
sigurinë dhe efikasitetin, si për të gjitha vaksinat e tjera. Si për të gjitha vaksinat, efektet e
vaksinave ndaj COVID-19 testohen fillimisht në laborator, përfshirë te kafshët, dhe më pas te
njerëzit vullnetarë. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vlerëson vaksinat ndaj COVID-19
kundrejt të njëjtave standarde të larta si për të gjitha vaksinat e tjera përpara se ato të lëshohen
për përdorim. EMA monitoron vazhdimisht përdorimin e tyre për çdo efekt anësor që mund të
ndodhë te njerëzit që kanë marrë vaksinën. Ashtu si me çdo medikament, disa njerëz mund të
kenë efekte anësore nga një vaksinë, por ato zakonisht janë të lehta dhe jetëshkurtra deri ne 48
orë nga momenti i aplikimit. Si për të gjitha vaksinat, mbikëqyrja mjekësore është e rëndësishme
gjatë administrimit të vaksinës.
Ka kaluar më shumë se një vit që po aplikohen çdo ditë në Shqipëri vaksinat ndaj COVID-19
dhe një numër relativisht i vogël personash kanë patur lodhje, dhimbje koke, pak dhimbje trupi
dhe dhimbje të lehta rreth vendit të injektimit, megjithëse shumica e efekteve anësore ishin të
lehta ose të moderuara dhe për një kohë të shkurtër deri në 48 orë nga momenti i aplikimit të
vaksinës.
Vaksinat ndaj COVID-19 janë zhvilluar dhe autorizuar për përdorim duke ndjekur të njëjtat
kërkesa ligjore dhe standarde të larta për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin si për të gjitha
vaksinat e tjera. Përpara autorizimit të marketingut, efikasiteti i vaksinës vlerësohet në provat
klinike, duke përcaktuar se sa mirë funksionon vaksina në parandalimin e çdo forme të rëndë të
sëmundjes COVID-19.
Përfitimet e një vaksine ndaj COVID-19 janë:
• Në radhë të parë parandalimi i shfaqjes së sëmundjes në personat e vaksinuar,
sepse personi i vaksinuar me dy doza bie në kontakt me virusin, por nuk paraqet
shenja klinike.
• Ulja e numrit të rasteve të rënda dhe hospitalizimi.
• Ulja e numrit te vdekjeve.
Studimet kanë vazhduar në Evropë dhe në Shqipëri për efektet pozitive të vaksinave ndaj
COVID-19, dhe rezultatet publikohen vazhdimisht.
Këto studime shikojnë se sa efektive janë vaksinat në situata të ndryshme si p.sh.
• Parandalimin e infeksionit.
• Parandalimin e transmetimit.
• Parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes.
• Veprimin kundër varianteve të ndryshme që qarkullojnë, si varianti Delta.
• Mbrojtjen e grupeve specifike të popullsisë (p.sh. grup-moshat më të vjetra).
Me qarkullimin e lartë të vazhdueshëm të SARS-CoV-2 në vendet e Evropës, qarkullimin e
varinateve të reja, ju rekomandojmë personave mbi 12 vjeç që nuk janë vaksinuar ende, të
vaksinohen me të dyja dozat. Përveç kësaj, duke patur parasysh që mbrojtja nga vaksina bie me
kalimin e mujave, është e rëndësishme që të merret një dozë përforcuese sa më shpejt të jetë e
mundur, sipas rekomandimeve kombëtare.
Në Shqipëri, në nëntor 2021 filloi vaksinimi me dozë të tretë booster për grupet e riskut,
punonjësit shëndetësorë që janë mjekët, infermierët dhe paralelisht ka filluar vaksinimi me dozën
booster për të gjithë ata qytetarë të grup-moshës +60 vjeç, dhe sigurisht për +18 vjeç me
problematika shëndetësore. Çdo qytetar mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në
pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat ndaj COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe
shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Në maj 2022 filloi aplikimi i një doze të dytë përforcuese (booster) sepse COVID-19 paraqitet në
forma më të rënda te personat e moshuar, dhe ata me sistem imunitar të dobësuar. Mbrojtja nga
vaksina te këta persona mund të jetë më e ulët, dhe mund të dobësohet apo ulet me kalimin e
kohës më shpejt në krahasim me personat e tjerë. Gjatë vlerësimit të një sërë studimesh dhe
rekomandimesh, komiteti teknik i ekspertëve rekomandoi kryerjen e dozës së dytë përforcuese
në një grup të caktuar personash për të cilët mendohet të rrit qëndrueshmërinë e mbrojtjes së tyre
dhe sigurohet një mbrojtje më e mirë ndaj formave të rënda, shtrimeve në spital dhe varianteve të
reja. Rekomandohet të kryhet doza e dytë përforcuese e vaksinës ndaj COVID-19 tek të gjithë
personat 60 vjeç e lart, të gjithë personat mbi 12 vjeç që kanë dëmtime apo kompromentim të
imunitetit, të gjithë personat që mund të jenë vaksinuar jashtë vendit me dy doza të vaksinës
Johnson & Johnson (Jansen) një dozë primare dhe një dozë përforcuese, dhe personat që kanë
gjasa të ekspozohen më shumë ndaj COVID-19 në punën e tyre si p.sh. personeli shëndetësor.
Çdo person duhet të vaksinohet pavarësisht historisë së një infeksioni të mëparshëm nga SARS-
CoV-2 me shenja apo asimptomatike. Kjo përfshin edhe personat të cilët kanë COVID-19 të
zgjatur, dhe vlen për dozat primare dhe atë përforcuese apo booster. Po ashtu, ky rekomandim
vlen dhe për personat të cilët kanë zhvilluar infeksionin SARS-CoV-2 përpara apo pasi kanë
marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës. Të dhënat e deritanishme tregojnë se vaksinimi ndaj
COVID-19 pas infeksionit krijon një mbrojtje më të mirë, pra rrit mbrojtjen ndaj ineksioneve të
mëtejshme përfshi këtu edhe kur kemi rritje të qarkullimit të varianteve më infektues. Vaksinimi
i plotë i personave që kanë kaluar COVID-19 ul rrezikun e infeksioneve nga SARS-CoV-2 në të
ardhmen.
30 ditë pas ditës që ka përfunduar periudhën e izolimit, megjithëse të dhënat e deritanishme
sugjerojnë që rreziku i riinfeksionit nga SARS-CoV-2 është i ulët për një periudhë pas
infeksionit fillestar, por mund të rritet me kalimin e kohës si pasojë e uljes së imunitetit dhe
varianteve të reja.
Personat të cilët kanë shfaqur infeksionin SARS-CoV -2 pas dozës së parë të vaksinës, mund të
vaksinohen me dozën e dytë minimumi 30 ditë pas kalimit të infeksionit.
Personat të cilët kanë shfaqur infeksionin SARS-CoV -2 pas dozës së dytë të vaksinës, mund të
vaksinohen me dozën e tretë primare apo booster minimumi 60 - 90 ditë pas kalimit të
infeksionit.
Nëse personi është trajtuar për COVID-19 me plazmë konvaleshente apo antitrupa monoklonale,
ai nuk duhet të vonojë vaksinimin dhe mund të vaksinohet 30 ditë pas ditës që ka mbaruar
trajtimin. Gjithsesi, te personat që janë vaksinuar ndaj SARS-CoV-2 administrimi i
tixagevimab/cilgavimab mund të vonohet të paktën dy javë pas vaksinimit.
Personat që dyshohen për COVID-19 në bazë të shenjave klinike apo që janë në pritje të
përgjigjes së një tamponi, nuk duhet të vaksinohen me vaksinën ndaj COVID-19. Ata mund të
vaksinohen me vaksinën ndaj COVID-19 menjëherë pasi përjashtohet diagnoza e COVID-19.
Skemat e kombinuara, heterologjike ose shpesh të referuara si "të përziera" të vaksinimeve ndaj
COVID-19 përfshijnë përdorimin e një vaksine për dozën e parë dhe një vaksine të ndryshme për
dozën e dytë.
Skemat e përziera të vaksinave nuk janë të reja në fushën e imunizimit dhe kjo është bërë në të
kaluarën për vaksina të tjera, përveç atyre ndaj sëmundjes COVID-19. Në rastin e COVID-19,
një përgjigje e mirë imune mund të pritet nga kombinimi i vaksinave të ndryshme për COVID-
19, pasi të gjitha vaksinat e licencuara nxisin një përgjigje imune kundër proteinës spike të
SARS-CoV-2, dhe përzierja e vaksinave mund të rrisë potencialisht përgjigjen imune.
Studimet janë aktualisht në vazhdim në këtë fushë dhe provat nga studimet mbi skemat e
përziera të vaksinimit sugjerojnë se kombinimi i vaksinave Vaxzevria (si dozë e parë) dhe
vaksinave mRNA (si dozë e dytë) shkakton një përgjigje më të mirë imune kundër SARS-CoV-
2, sesa përdorimi i së njëjtës vaksinë për të dyja dozat. Skemat e përziera të vaksinave në
përgjithësi toleroheshin mirë.
Disa vende të BE/ZEE po përdorin aktualisht skema të përziera vaksinash, kryesisht duke
përdorur një dozë të parë të Vaxzevria, e ndjekur me një dozë të dytë të një vaksine mRNA
(Comirnaty ose Spikevax). Kjo përdoret veçanërisht për të përfunduar vaksinimin nëse ka
reaksione të rënda pas dozës së parë ose për arsye të tjera paraprake të bazuara në protokollet
kombëtare. Dëshmitë aktuale ofrojnë baza shkencore për të pritur që këto qasje "jashtë etiketës"
(përshkrimi i një ilaçi në një mënyrë të ndryshme nga ajo që është miratuar zyrtarisht) të jenë të
sigurta dhe të krijojnë një përgjigje të kënaqshme imune. Në Shqipëri janë përdorur kombinime
të vaksinave ndaj COVID-19 me shumë sukses.
Gratë shtazëna kanë rrezik të lartë për forma të rënda të COVID-19, si dhe kur infektohen nga
SARS- CoV-2 mund të bëjnë lindje të parakohshme apo të kenë probleme të tjera të shendetit të
tyre dhe të bebit. Të dhënat e deritanishme flasin për siguri të vaksinave Pfizer te gratë shtatzëna.
Për këtë arsye, në këtë moment rekomandohet vaksinimi i grave shtatzëna në çdo tremujor të
barrës me vaksinën Pfizer. Të dhënat e deritanishme flasin për siguri të vaksinës te gratë në
laktacion dhe njëkohësisht, vihet re një rritje e kundërtrupave ndaj SARS-Cov-2 në qumështin e
gjirit të cilat mund të jenë dhe mbrojtëse për foshnjën. Pra, tek të gjitha gratë në laktacion
rekomandohet aplikimi i vaksinës Pfizer.
Personat që trajtohen me kemioterapi apo frenues të imunitetit nuk kanë një kohë të caktuar për
vaksinim që lidhet me trajtimin e tyre. Rekomandohet që vaksinimi ndaj COVID-19 të kryhet
përpara apo pas trajtimit, por kur trajtimi është i vazhdueshëm ata mund të vaksinohen edhe gjatë
trajtimit me vaksinim parësor bazal.
Ka të dhëna të kufizuara në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave ndaj COVID-19.
Personat me histori të miokarditit dhe perikarditit që vendosin të vaksinohen me vaksinën Pfizer
BioNTech apo një vaksine tjetër, duhet të presin derisa sëmundja të ketë përfunduar dhe të mos
ketë shenja të inflamacionit të vazhdueshëm të zemrës apo dëmtime pas konsultës me një
kardiolog dhe pas testimeve që vërtetojnë shërimin.
Personat që përdorin kontraceptivë apo kanë histori të tromboembolisë venoze me ose pa
trombocitopeni, apo me faktorë risku për tromboemboli venoze si p.sh. trombofili e trashëguar
apo e fituar, përfshi këtu dhe Faktorin V Leiden, mutacionin e genit 20210A të protrombinës;
sindroma e antifosospholipideve, deficienca ndaj proteinës C, proteinës S ose antitrombinës,
pavarësisht të dhënave të deritanishme, këta persona nuk janë më tepër të rrezikuar ndaj
sindromit të trombozës me trombocitpeni. Ata duhet të konsultohen me mjekun specialist për
llojin e vaksinës.
Jo, vaksina ndaj COVID-19 nuk do të shkaktojë një rezultat pozitiv të testit për një test
laboratorik PCR ose antigjen për COVID-19. Kjo për shkak se testet kontrollojnë për sëmundje
aktive dhe jo nëse një individ është imun.
Po, duhet të vaksinoheni nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë. Nuk ka asnjë provë aktuale që
sugjeron se vaksinat ndaj COVID-19 ndikojnë në fertilite. Aktualisht nuk ka asnjë provë
biologjike që antitrupat nga vaksinimi ndaj COVID-19 ose përbërësit e vaksinës mund të
shkaktojnë ndonjë problem me organet riprodhuese. Vaksinimi është gjëja më e mirë që mund të
bëni për të mbrojtur veten dhe shëndetin e fëmijës suaj në të ardhmen.
Vazhdojnë të kryhen studime për të mësuar se sa zgjat imuniteti ndaj COVID-19 nga infeksioni
natyror dhe nga vaksinimi. Studimet e kryera deri tani tregojnë se, imuniteti që fitohet pasi keni
kaluar COVID-19 mund të jetë i fortë. Megjithatë, lloji i imunitetit që zhvillohet pas infeksionit
ndryshon nga personi në person, duke e bërë atë më pak të parashikueshëm sesa imuniteti pas
vaksinimit. Studiuesit po punojnë shumë për ta kuptuar më mirë këtë.
Ajo që dimë është se, COVID-19 është një sëmundje kërcënuese për jetën që mund të ketë
pasoja afatgjata. Ne gjithashtu e dimë se vaksinat e autorizuara nga OBSH-ja ndaj COVID-19, u
janë dhënë në mënyrë të sigurt miliarda njerëzve. Është shumë më e sigurt të vaksinohesh sesa të
rrezikosh të marrësh COVID-19. Vaksinohuni sa më shpejt që të jetë radha juaj, dhe vazhdoni të
bëni gjithçka që mundeni për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Ndërsa mësojmë më shumë për COVID-19 dhe imunitetin, OBSH-ja vazhdon të përditësojë
udhëzimet dhe rekomandimet.