“Rritjen e kapaciteteve për planifikim ndërhyrjesh të bazuar në evidencë me fokus parandalimine obezitetit në moshën fëminore”, Tiranë 28-29 Tetor 2013
Në përmbushje të veprimeve dhe masave të Planit të Veprimit për Ushqimin dhe Ushqyerjen 2013-2020, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OBSHnë,Zyra Rajonale për Europën dhe Zyra Qëndrore në Gjenevë po organizojne workshopin trajnues mbi: “Rritjen e kapaciteteve për planifikim ndërhyrjesh të bazuar në evidencë, me fokus
parandalimin e obezitetit në moshën fëminore”, duke përdorur një “mjet” të OBSH-së: “Prej të dhënave në veprime”.Sot është duke u zhvilluar dita e dytë e takimit në sallën e mbledhjeve Vjena, në Hotel Rogner,me pjesëmarrës nga Ministria e Shëndetësisë, Bujqësise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që kanë kontribuar në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Ushqimin dhe Ushqyerjen 2013-2020.
Për më tepër lexoni: Rritjen e kapaciteteve për planifikim ndërhyrjesh të bazuar në evidencë me fokus parandalimin e obezitetit në moshën fëminore”, Tiranë 28-29 Tetor 2013