- Individët që duhet të përfshihen në këtë fushatë janë ata të lindur në periudhën e viteve 1980-1990 duke përjashtuar këtu ata që e kanë kaluar fruthin dhe ata që janë vaksinuar me vaksinën Fruth-Rubeolë gjatë fushatave të mëposhtëme:
- Fëmijët 1-15 vjeç (datëlindjet 1 Nëntor 1985 – 1 Nëntor 1999). Kjo fushatë ka filluar 1 Nëntor 2000.
- Femrat e moshës riprodhuese (datëlindjet 1965-1985). Kjo fushatë ka filluar në Tetor 2001 dhe ka vazhduar deri 2002.
- Të evidentohen të gjithë personat ende të pavaksinuar me dozën bazale apo dozën e dytë të Fruth-Rubeolës të regjistruar në rregjistrat themeltarë dhe që janë aktualisht banues, në cdo qendër shëndetësore.
- Për personat që nuk kanë të dokumentuar një dozë të dytë vaksinimi sipas fushatave, apo që paraqiten në qendër shëndetësore të ndryshme nga ajo ku janë të rregjistruar, t’iu ofrohet vaksinim në rast se janë të interesuar.
- Në ditën e caktuar, nga qendra shëndetësore, të mbahen në gadishmëri të gjitha pikat vaksinale të përcaktuara nga DRSH/DSHP-të për vaksinim dhe te hapet flakoni i vaksinës për të vaksinuar qoftë dhe një person të vetëm.
- Dokumentimi i vaksinimit duhet bërë duke bashkangjitur në rregjistrin themeltar një fletë të vecantë, ku rregjistrohen Emër Mbiemër, Datëlindja dhe Data e vaksinimit.
- Në lidhje me procesin e vaksinimit të ndiqen hapat e mëposhtëm:
- Vaksina e Fruth-Rubeolës është e liofilizuar dhe përmban 10 doza x 0.5cc.
- Vaksina duhet të ruhet në temperaturat +2 +80C, por mund të ruhet dhe në ngrirje, pasi ngrirja nuk e dëmton atë.
- Holluesit ruhen në temperaturën e dhomës por një ditë para aplikimit ato duhet të futen bashkë me vaksinën në temperaturat +2 +80C, pasi vaksina dhe holluesi duhet të kenë të njëjtën temperaturë përpara bashkimit të tyre.
- Hollimi i vaksinës duhet të kryhet me të gjithë sasinë e holluesit përkatës (pak më shumë se 5 ml).
- Duke qenë vaksinë me virus të gjallë e të dobësuar pas hollimit vaksina ruhet në temperaturat +2 +80C për 6 orë, e më pas nuk përdoret më, pasi nuk ka konservant.
- ISHP ka shpërndarë tashmë vaksinën FR në të gjithë vendin dhe do vazhdojë të plotësojë nevojat e DRSH/DSHP-ve sipas kërkesave për vaksinim.
- Raportimi i mbulesës vaksinale do të kryhet me një raportim të vetëm që do ti bashkangjitet raportimit vjetor deri në datë 15 Tetor 2017.
Dokumentin e plote mund ta shkarkoni ne formatin pdf : këtu