Me date 17 Qershor, Sektori i Shëndetit Mendor, pjesë e Departamenti i Promocionit të Shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik, në kuadër të ciklit të trainimeve “Shëndeti mendor në shkolla”, organizoi një trainim me mësuesit e shkollës e bashkuar “Ndroq”. Temat për të cilat referuan specialistet ishin : çfarë ështe shëndeti mendor,çrregullimet mendore më të përhapura, karaktersitika të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, stresi në punën si mësues, etj.