Trainim dy ditor me stafe të Sektorit të Edukimit nga Insitucionet e Vuajtjes së Dënimit

 

Më datë 20 dhe 21 Tetor 2016, Sektori i Shëndetit Mendor në Departamentin e Promocionit të Shëndetit, Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizuan një trainim dyditor, me stafe të Sektorëve të Edukimit nga të gjitha insitucionet e vuajtjes së sdënimit në vend. Pjesëmarrësit ishin mjekë, infermierë dhe psikologë.

Dita e parë e trainimit u fokusua në shëndetin mendor. Në pjesën e parë u trajtuan çështje të tilla se çfarë konsiderojmë shëndet mendor, cilat janë çrregullimet psikologjike më të përhapura, çfarë karakterisitikash kanë çrregullimet, kur duhet të ndërhyjë speacialisti si dhe format kryesore të parandalimit të problemeve të shëndetit mendor. Në pjesën e dytë, u trajtuan mënyrat kryesore të vlerësimit dhe të diagnostimit të problemeve të shëndetit mendor, instrumentet kryesore që përdoren për këtë qëllim, aspekte të veçanta që duhen patur parasysh nga specialistët, etj. Në fund u la një hapësirë për pyetje, komente, diskutime lidhur me çështjet e trajtuara.

Në ditën e dytë të trajtimit, u trajtua dukuria e varësisë dhe abuzimit me droga. Kështu, në pjesën e parë, pjesëmarrësit u njohën me çështje të tilla si çcfarë janë droga, cilat janë karaktersitikat e drogave, cilat janë efektet afatshkurtra dhe afatgjata të përdorimit të drogës, problemet shëndetësore të lidhura me vaësinë nga droga, problemet e shnëdetit mendor të lidhura me varësinë nga droga, problemet që lidhen me abuzimin me droga, etj. Ndërsa në pjesën e dytë, u fol për mënyrat e vlerësimit të varësisë nga droga, cilat elemente duhen marrë në konsideratë, si bëhet vlerësimi i personave që kanë problemin e abuzimit me droga, etj. Pjesa e fundit ishte për pyetje, komente, diskutime lidhur me çështjet e trajtuara.

Ky trainim është në proçes akreditimi në QKEV.fig-2fig-1