Thirrje për shprehje interesi nga Mekanizmi Kordinues Vendor

NJOFTIM

Fondi Global është një partner global unik publik dhe privat që i dedikohet luftës kundër  HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries, duke bashkuar burime kombëtare dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe trajtimin e tyre.

Modeli i ri i financimit i prezantuar këtë vit nga Fondi Global do të mbështesë planet dhe ndërhyrjet strategjike për kontrollin e HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri, si dhe  sigurimin e kujdesit, mbështetjes dhe trajtimit të personave dhe komuniteteve të prekura nga këto sëmundje.

Bazuar në vendimet e Marsit 2014 të Bordit të Fondit Global për shpërndarjen e burimeve financiare për periudhën 2014-2016, Republika e Shqipërisë është kandidate për mbështetje financiare për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe forcimin e Sistemit Shëndetësor

Mekanizmi Koordinues i Vendit (MKV) të Republikës së Shqipërisë, është përgjegjës për koordinimin e procesit të aplikimit për financim nëpërmjet një procesi transparent e të dokumentuar, që angazhon një masë të gjërë të pëfaqësuesve të grupeve të interesit dhe që përfshin anëtarët dhe jo anëtarët të MKV-s – në rishikimin, vlerësimin dhe hartimin e aktiviteteve që do të përfshihen në aplikim.

MKV-ja e Republikës së Shqipërisë është përgjegjëse për procesin e përzgjedhjes së Përfituesit Kryesor, entiteti që do jetë përgjegjës për  menaxhimin dhe zbatimin e grantit. Në Mbledhjen e MKV-s të datës 18 Gusht 2014, u vendos të shpallet  njoftimi për Shprehjen e Interesit për Përfituesin Kryesor ( Principal Recipient).

Afati i fundit i  dorëzimit: 28 Shtator, 2014

Për informacione të mëtejshme që përfshijnë kriteret për aplikimin dhe përzgjedhjen e Përfituesit Kryesor, të  interesuarit  të vizitojnë detajet e njoftimit në faqet web:

Ministria e Shëndetësisë:                   www.shendetesia.gov.al

Instituti i Shëndetit Publik:                www.ishp.gov.al

 

PR Kriteret që duhen plotësuar. Artikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu

 

Për më shumë infomacion apo paqartësi, lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Mekanizmi Kordinues për Vendin (MKV)
Sekretariati i MKV
Rr. “Aleksandër Moisiu” Nr. 80, Tirana, Albania
Person Kontakti:  Znj. Manjola KOLA
E-mail: manjola.kola2014@gmail.com