Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri.

Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor

HAP-i synon të forcojë dhe përmirësojë organizimin dhe shërbimet e KSHP-së në Shqipëri edhe nëpërmjet mbështetjes për kërkimin operacional në sistemin dhe shërbimet shëndetësore, dhe forcimit të kapaciteteve të kërkuesve të rinj.

Në këtë kuadër, HAP fton personat e interesuar të aplikojnë për Kërkimin Operacional në Shëndetësi.

 

Klikoni  më poshtë për të shkarkuar thirrjen për aplikim:

http://www.hap.org.al/en/thirrje-per-aplikime-per-kerkim-operacional-ne-shendetesi/

http://www.hap.org.al/thirrje-per-aplikime-per-kerkim-operacional-ne-shendetesi/

 

Nëse keni ndonjë pyetje për këtë thirrje, ju lutemi dërgojini ato me email në adresën operational.research@hap.org.al deri më 7 Shkurt 2020. Pyetjeve përmes telefonit nuk do t’iu kthehet përgjigje.