Gjatë takimit ndërgjegjësues të zhvilluar në shkollën e mesme profesionale “Hoteleri-Turizëm”, në kuadër të fushatës së Tetorit Rozë, u ndjemë të mirëpritur si nga ana e mësuesve dhe mjekëve të shkollës, ashtu edhe nga nxënësit. Disa prej tyre ndanë histori personale, duke përmendur raste të familjarëve të prekur nga kanceri i gjirit.
Profesionistët e Shëndetit Publik shpjeguan elementë të rëndësishëm të lidhur me shenjat dhe simptomat e sëmundjes si dhe rëndësinë e padiskutueshme të kontrolleve rutinë dhe diagnostikimit të hershëm. Interesante ishte gatishmëria e të rinjve për të marrë një rol aktiv në sensibilizimin e familjeve dhe komunitetit të tyre. Mesazhi që përcollëm së bashku ishte i qartë: Ia vlen të jetohet!