Nisi sot fushata për parandalimin e kancerit të gjirit në qytetin e Elbasanit. Ky është muaji kur bëhemi bashkë për të përhapur ndërgjegjësimin dhe për të kujtuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Slogani i fushatës këtë vit është: “Ia vlen të jetosh.” Të gjitha gratë dhe vajzat duhet të kujtojnë se jeta është e çmuar, dhe një hap drejt parandalimit mund të bëjë ndryshimin.
Bashkohuni me ne për të përhapur mesazhin dhe për t’i dhënë zë kujdesit për shëndetin! Mos harroni, parandalimi shpëton jetë.