Me mbështetjen e UNICEF, u organizua takimin përmbyllës i fushatës ndërgjegjësuese “Vaksinoni duke Besuar”.

Ky event bashkoi ekspertë dhe aktorë kyç për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e shëndetit publik përmes vaksinimit ndaj Fruthit, Rubeolës dhe Shytave (FRP).

 

Në këtë takim morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre:

✔️ Specialistë nga ISHP dhe Operatori i Kujdesit Shëndetësor Tiranë

✔️ Përfaqësues nga NJVKSH Tiranë, Durrës dhe Vlorë

✔️ Mjekë pediatër dhe vaksinatorë

✔️ Përfaqësues të Komunitetit Mysliman

✔️ Përfaqësues të medias, OBSH dhe UNICEF

 

Çështjet kryesore të diskutuara:

✅ Vlerësimi i ndikimit të fushatës dhe përpjekjet për të rritur mbulesën vaksinale me vaksinën FRP.

✅ Identifikimi i sfidave dhe barrierave ndaj vaksinimit, përfshirë dezinformimin dhe hezitimin e komuniteteve.

✅ Strategji efektive për të rritur besimin te vaksinat, përmes informimit të saktë, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të komuniteteve.

✅ Roli i medias dhe institucioneve fetare në promovimin e mesazheve të besueshme mbi sigurinë dhe rëndësinë e vaksinimit.

✅ Forcimi i programit të imunizimit në kuadrin e kujdesit shëndetësor parësor, me fokus të veçantë tek fëmijët që nuk kanë marrë dozen e pare te vaksinës ndaj FRP

 

Ky takim nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve shëndetësore, pushtetit lokal, organizatave komunitare dhe mediave për të siguruar mbulim sa më të gjerë me vaksinën FRP dhe për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe komuniteteve tona.

 

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar!

Së bashku, vijojmë të punojmë për një komunitet më të informuar, të mbrojtur dhe të shëndetshëm!

 

#VaksinoniDukeBesuar #ShëndetPërTëGjithë #VaksinimiShpëtonJetë #BashkëPërShëndetin