Me qëllim organizimin e aktiviteteve në të gjithë vendin për Tetorin Rozë “Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit” u mbajt takimi me specialistët e promocionit të NJVKSH-ve të Shqipërisë.

Nën moton “IA VLEN TË JETOSH!” të gjithë specialistët, në mënyrë të veçantë këtë muaj, do të kryejnë ndërgjegjësim të vazhdueshëm lidhur me faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit, si të bëjnë vetëkontrollin e gjirit dhe të mos hezitojnë të kryejnë ekzaminimet klinike të gjirit në mënyrë që të zbulojnë kancerin e gjirit në faza sa më të hershme.

Mos harroni ekzaminimi i rregullt i gjirit të shpëton jetën. Ia vlen të jetosh! Për çdo moment të çmuar që kalojmë pranë njerëzve të dashur.