Takim me Epidemiologët e rretheve në kuadër të Javës Europiane të Vaksinimit
Në kuadër të Javës Evropiane të Vaksinimit, në mjediset e IShP, u organizua një takim informues me epidemiologët dhe kryevaksinatorët e DSHP-ve të rretheve, me përfaqësues të Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive dhe Departamentit të Promocionit Shëndetësor në ISHP si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, lidhur me masat për kontrollin dhe parandalimin e fruthit. Në këtë takim u diskutua mbi situatën aktuale të fruthit në vend, problematikat e gjetjes së kontakteve në disa zona, u dhanë
udhëzimet e reja për menaxhimin e rasteve dhe kontakteve me fruth, si dhe u diskutua rëndësia e forcimit të rolit të mjekut të familjes lidhur me evidentimin e rasteve dhe vaksinimin e kontakteve për të menaxhuar më mirë situatën në vend. Gjithashtu u dha mesazhi i javës dhe materialet që do të qarkullojnë në rrjetet sociale gjatë gjithë fushatës, duke vazhduar me planifikimin e aktiviteteve që do të kulmojnë gjatë javës së ardhshme.