Java Europiane e Vaksinimit

Takim i përbashkët mbi Eliminimin e Fruthit dhe vaksinimin

Në ditën e parë të Javës Europiane të Vaksinimit, ISHP në bashkëpunim me OBSH, UNICEF, UNFPA organizoi një takim me përfaqësues nga institucione kyç mbi kontributin që mund të japë çdo institucion mbi eliminimin e fruthit në Shqipëri. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin përfaqësues nga QSUT “Nënë Tereza”, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ASHR, Vodafone Albania dhe eskpertë nga ISHP.

Gjatë gjithë javës do të vazhdohet me aktivitete të mëtejshme në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

#VaksinatVeprojnë

#VaksinatVeprojnëPërTëMbrojturTyDheKëdPërrethTeje