Është prezantuar nga MSHMS dhe INSTAT studimi i dytë Demografik dhe Shëndetësor Shqiptar 2017-2018.

Ky studim u realizua nga bashkëpunimi midis ISHP dhe INSTAT të cilët ishin përgjegjës për çështjet teknike dhe operacionale, duke përfshirë planifikimin dhe kryerjen e studimit në terren, përpunimin e të dhënave të mbledhura, organizimin e shkrimit dhe shpërndarjen e të dhënave.

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri ofron të dhëna për modelet demografike, lindshmërinë, planifikimin familjar, shëndetin e nënës dhe fëmijës, njohuritë mbi HIV dhe AIDS, ushqyerjen, fuqizimin e gruas, faktorët e riskut të lidhur me stilin e jetesës dhe Sëmundjet Jo të Transmetueshme.

Ekspertë të shëndetit publik dhe demografisë paraqitën gjetjet kryesore në raportit të ADHS 2017/18.

 

Studimi konfirmoi trend pozitiv në aksesin e shërbimet shëndetësore si:
👉88% e grave që kanë lindur fëmijë gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë shërbime shëndetësore gjatë shtatzënisë nga personel i kualifikuar shëndetësor.
👉78% e grave kanë kryer më shumë se katër vizita shëndetësore gjatë shtatzënisë.
👉Rreth 99% e lindjeve janë realizuar në maternitete dhe në 100% të rasteve këto lindje kanë qenë të asistuara nga personel shëndetësor i kualifikuar.
👉 Njohuritë mbi planifikimin familjar janë pothuajse universale në Shqipëri, ku rreth 97% e individëve të intervistuar ishin në dijeni të të paktën një metode kontraceptive.
👉Ka një përmirësim të dukshëm të ushqyerjes së fëmijëve 0-5 vjeç në krahasim me studimin e parë të 2008-09. Aktualisht, vetëm 11% e fëmijëve janë stunted (të shkurtër për moshën), 2% janë wasted (të dobët për gjatësinë e tyre), 16% janë mbi peshë dhe vetëm 2% janë nën peshë.

Klikoni për të lexuar Raportin ADHS 2017-2018

Disa foto nga prezantimi: