Shqipëria nuk rrezikon shpërthim të epidemisë së Fruthit, ISHP forcon masat Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemin e Fruthit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e shpërthimeve epidemike të Fruthit.
Gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime nga të cilat mbi 26400 janë vaksinime të personave të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar ose mbulesa vaksinale nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe mbi 51100 vaksinime jashtë rutines që iu takojnë personave të kontaktit, individeve që rezultojnë me një dozë vaksine fruthi apo të pavaksinuar si dhe persona risku.
Vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar:
Prej dy vitesh vazhdon vaksinimi i kohorteve të datëlindjeve 1980-1990 që janë me një doze, ndërkohë që është bërë dhe vaksinimin i kohorteve të datëlindjeve 16-20 vjeç.
Eshtë realizuar evidentimi i fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit dhe vaksinim i tyre i menjëhershem dhe po ashtu është bërë vaksinim i popullatës së komunitetit rom si kontigjent lëvizës në të gjitha rrethet.
Gjithashtu në vazhdim të masave për vaksinimin të qytetarëve ISHP ka ndërmarrë edhe:
Takime me mjekët pediatër dhe ata të konsultorit të cilët kanë sygjeruar shtyrjen e moshës së vaksinimit dhe trajnime të tyre.
Evidentim dhe plotësim i skemës së vaksinimit me dy doza vaksinë ndaj fruthit për te gjithë fëmijët.
Takime dhe përfshirje të mjekeve të familjes në procesin e vaksinimit.
Takime me përfaqësues të komunitetit Musliman, duke qenë se një pjesë e refuzimeve vijnë nga persona me besim fetar dhe organizim i vaksinimeve në këto komunitete.
Izolim në pavione të caktuara (në pediatri dhe sherbimin e semundjeve infective ) dhe vetizolim për rastet ambulatore.
Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror
Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime
Vaksinim i personelit shëndetesor në spitale dhe qendra shëndetesore
Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit
Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve
Vendosja e survejancës aktive në QSUT dhe në nivel kombëtar.
Takime dhe trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.
Monitorim të zbatimit të ligjit ndaj sëmundjeve infektive për evidencën e kartës së vaksinimit për çdo femijë apo nxënës që frekuenton institucionet parashkollore, shkollore dhe universitete.
Që prej muajit janar kur janë identifikuar rastet e para, janë hartuar dhe shpërndarë urdhëra Ministri për zbatimin e masave të kontrollit të infeksionit.