Sektori i Fizikës Sanitare

Sektori i Fizikës Sanitare

 

Misioni i Sektorit të Fizikës Sanitare lidhet me procese, praktika dhe programe të kërkimit shkencor, të cilat ndërmerren me qëllim përmirësimin dhe ruajtjen e vazhdueshme, në nivel kombëtar, të parametrave të ndotësve fizik ambientale të gjithë popullatës, për një shoqëri të shëndetshme.

 

Fokusi i punës së sektorit konsiston në:

  • Njohjen dhe zbatimin e legjislacionit të shëndetit publik, me fokus fizikën sanitare, në fushat e ndotësve fizikë, për vlerësimin e ekspozimit dhe ndikimit në shëndetin e popullatës e të punëmarrësve, nëpërmjet monitorimit, vlerësimit dhe ekpertizës analitiko-shkencore si njësi bazë e referencës.
  • Vlerësimin e impaktit në shëndet nëpërmjet: vlerësimit të ekspozimeve nga ndotësit fizikë në mjediset urbane dhe të banimit; vlerësimit të dëgjimit, në grup mosha vulnerabel (moshat shkollore dhe profesioniste); vlerësimit të fushës pamore në grup moshat vulnerabël dhe institucione të ndryshme.
  • Survejancën kombëtare të niveleve të zhurmave me  qëllim: identifikimin e zonave më problematike; aplikimin e masave përmirësuese dhe parandaluese në efektet e dëmshme në shëndetin e popullatës të zonave të prekura.
  • Në bashkëpunim me Ministrinë e linjës zhvillon politika kombëtare për ndotësit fizikë, standarte, udhëzime dhe materiale për të promovuar një shoqëri të shëndetshme.
  • Trajnimin e specialistëve të strukturave rajonale të shëndetit publik,
  • Hartimin e paketave informuese dhe edukuese, lidhur me ndotësat fizikë dhe efektet e dëmshme në shëndetin e tyre, me qëllim: sensibilizimin e popullatës sipas grup-moshave mbi ndotësat fizikë si dhe informimin/ edukimin mbi efektet e dëmshme në shëndet dhe masat e efektshme për parandalimin e tyre.
  • Trajnimin dhe edukimin universitar në shëndet publik.
  • Pjesëmarrjen në projekte të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.