REKOMANDIME PER UDHËTARËT

 

  1. Çfarë rekomandohet për udhëtarët?

Rekomandohet të shtyni udhëtimet e panevojshme në zonat me rrezik të Kinës. Zonat e rrezikut të Kinës mund ti gjeni në faqet e internetit të OBSH-së.

Nëse shkoni në Kinë, në zonat në rrezik, rekomandohet të vaksinoheni kundër gripit sezonal të paktën dy javë para udhëtimit. Vaksinimi ndaj gripit të paktën dy javë para nisjes është për të bërë më të lehtë diagnozën dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara, duke pasur parasysh simptoma të ngjashme midis koronavirusit dhe gripit, për të shmangur bashkëjetesën e dy viruseve në të njëjtin organizëm dhe për të zvogëluar hyrjen në dhomën e urgjencës për komplikime nga gripi.

Rekomandohet gjithashtu të shmangni vizitat në tregjet e produkteve ushqimore të freskëta me origjinë shtazore dhe kafshëve të gjalla, të shmangni kontaktin me njerëzit që kanë simptoma të frymëmarrjes dhe të lani duart shpesh.

Nëse një person zhvillon simptoma të frymëmarrjes (kollë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje) ndërsa është në zonat e rrezikut, duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Për të gjithë personat që, në 14 ditët e fundit, kanë hyrë në Shqipëri pasi kanë qëndruar në zonat e Kinës të prekura nga epidemia, siç është identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit keta persona duhet te vetekontrollohen dhe vetekarantinohen

Nëse simptomat e frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje) ndodhin në dy javët pas kthimit nga zonat e rrezikut:

  • kontaktoni numrin e telefonit falas të Urgjencës Kombëtare 127
  • vishni një maskë kirurgjikale nëse jeni në kontakt me persona të tjerë
  • lani rregullisht duart.

 2. Çfarë duhet bërë nëse kohët e fundit keni qëndruar në zonat e rrezikut?

Personat e rikthyer në Shqipëri, pasi kanë qëndruar në zonat e Kinës të prekura nga epidemia, në 14 ditët e fundit per informacione te metejshme kontaktojne prane Institutit te Shendetit Publik.  

3. Sa do të zgjasë ky shpërthim epidemik?

Aktualisht nuk është e mundur të parashikohet se sa do të zgjasë shpërthimi epidemik nga Koronavirusi i ri dhe si do të zhvillohet.  Kemi të bëjmë me një virus të ri dhe prandaj mbeten shumë paqartësi. Për shembull, nuk dihet nëse transmetimi do të ulet gjatë verës, siç vërehet për gripin sezonal.