Durrës, 25 Tetor 2017

 

Muaji Tetor është Muaji i Ndërgjegjësimit lidhur me shëndetin mendor. Është një muaj në të cilin i jepet më shumë fokus të folurit rreth problemeve të shëndetit mendor, stigmës dhe diskrminimit që i shoqëron këto probleme, parandalimit të problemeve në shëndetin mendor, etj.

 

Duke qenë se slogani i vendosur këtë vit në kuadër të 10 Tetorit, që është Dita Botërore e Shëndetit Mnedor, ishte “Shëndeti mendor në punë”, aktivitetet mës shumti janë përq-ndruar në këtë cështje të shëndetit mendor. Në fakt, shëndeti mendor në punë, përbën një aspect për të cilin pak është folur, por sigurisht që përmban një rëndësi të madhe për secilin, për ata që janë në marrëdhënie pune, për ata që e kanë humbur punën, për ata që po kërkojnë punë etj. Puna është një pjesë e qenësishm,e e individit në moshën e rritur. Ajo përbën një mënyrë për të shpalosur veten, është mënyrë për të siguruar mbijetesën dhe të ardhurat e nevojshme, për të patur një pozicion në shoqëri, etj.

 

Me datë 25 Tetor 2017, Sektori i Shëndetit Mendor, në Departamentin e Promocionit të Shëndetit, Insitituti i Shëndetit Publik ne bashkëpunim me APRA (Albaniana Psychosocial Rehabilitation Associtation), Urdhri i Psikologut ne Republikën e Shqipërisë, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës, organizuan një trainim me temë “Shëndeti mendor në punë” . Në këtë trainim morën pjesë, mjekë, psikologë, infermierë, studentë, etj. Temat që u trajtuan ishin “Shëndeti mendor dhe parandalimi i problemeve të lidhura me të”, “Shëndeti mendor në punë”, “Stresi në punë dhe mënyrat e menxhimit të tij”.  Pas secilit prezantim u la një hapësirë për pyetje,komente dhe ndarje eksperiencash nga të pranishmit.