- Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu.
- Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë.
- Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjëndje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë.
- Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë me grip, duke përfshirë edhe njerëzit të cilët janë të shëndetshëm.
- Nëse jeni punonjës i kujdesisht shëndetësor, mund ta merrni dhe transmetoni gripin nga pacientët apo kolegët, tuaj të cilët janë të sëmurë nga gripi.
- Nëse ju sëmureni me grip ju mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve edhe pse ju mund të mos ndiheni të sëmurë.
- Duke u vaksinuar ju ndihmoni të mbroni vetveten, familjen tuaj dhe njerëzit rreth jush.