Sektori i Laboratoreve të Referencës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive

Sektori i Laboratoreve të Referencës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive

 

1 Laboratori i Imunologjisë  (HIV/AIDS dhe Hepatitet Virale)

2 Laboratori i Enterobaktereve

3 Laboratori I Aerogeneve

4 Laboratori Mykologjisë

5 Laboratori  Biologjisë Molekulare

6 Laboratori i Parazitologjisë

7 Laboratori i Preparatorise, Prodhimit te Antigeneve dhe Serumeve Diagnostike.
 

Objektivat e Sektorit:

  • Koordinimi i survejances laboratorike te semundjeve infektive ne vend, hetimin e ngjarjeve te jashtezakonshme ne kuader te ligjeve ne fuqi dhe rregullores nderkombetare te shendetit apo organizmave te tjere nderkombetare sipas detyrimit te vendit.
  • Zhvillimi i aktiviteteve kërkimore diagnostike në lidhje me agjentët infektivë me fokus tek identifikimi i metodave dhe i teknikave më efikase të analizës për diagnostikimin, kontrollin dhe monitorimin e sëmundjeve infektive sipas prioriteteve të shëndetit publik në Shqipëri
  • Identifikimi dhe tipizimi i infeksioneve emergjente të shkaktuar nga viruset (HIV, HCV, HBV, HPV, etj.) dhe bakteret ( aureus, S. pneumonia, Enterobacteriaceae B. anthracis, Brucella spp., Campylobacter spp. Neisseria, Salmonella., Vibrio cholerae, Leptospira, T. pallidum, Legionella etj.).
  • Hartimi i Standarteve dhe Proçedurave Laboratorike te diagnozes dhe te konfirmimit laboratorik te patogjeneve dhe zbatimi i tyre ne nivel kombetar.
  • Sigurimi i ekspertizës laboratorike të specializuar në shpërthimet epidemike për izolimin dhe evidentimin në kohë të shkaktarit për të mundësuar marrjen e masave antiepidemike efektive
  • Trajnim akademik per studentët që ndjekin shkollën pasuniversitare, doktoratën, etj..
  • Sigurimi i biosigurise ne laboratoret e ISHP-se dhe ne ata të shendetit publik ne te gjithe vendin.
  • Pergatitja e udhezueseve/manualeve teknike per punonjesit e shendetit publik te rretheve.
  • Bashkepunimi me Laboratoret Ndërkombëtare të References (ECDC, CDC, WHO) s
  • Asistencë teknike per Laboratoret Mikrobiologjike te Shendetit Publik ne gjithe vendin per izolimin, identifikimin, konfirmimine rasteve.
  • Optimizimi i metodave molekulare më të ndjeshme për identifikimin e strukturave gjenetike, përgjegjëse për shprehjen e rezistences bakteriale (AMR) ne patogjenet rezistente ndaj antibiotikeve te klasifikuar nga OBSH.
  • Siguria e cilësisë së analizave, vendosja dhe mirëmbajtja e sistemit të kontrollit të cilësisë
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit te laboratoreve (LIMS)

 

 

Laboratori Qendror për Programin Kombëtar te Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës (PKDKQM)

Laboratori Qendror i Depistimit të Kancerit, me Vkm Nr. 47, date 30.1.2019, funksionon në kuadrin e PKDKQM dhe kryen depistimin e grave të grupmoshes 40-49 vjeç për identifikimin e infeksionit me HPV me metoda molekulare. Objektiv i laboratorit është zhvillimi i kërkimit te aplikuar per gjetjen e         alternativave dhe teknologjive të reja më të ndjeshme dhe specifike të depistimti dhe triazhimit si identifikimi i biomarkerëve molekularë premtues diagnostike dhe prognostikë për nje terapi me efektive dhe stratifikim të pacientëve me risk të lartë per kancer.