Njësia e laboratorëve të referencës kombëtare
Njesia Baze e Laboratorëve të Referencës Kombëtare (NJBLRK) është qendër kombetare reference, kërkimore dhe ekspertize laboratorike që bashkon dhe integron aftësitë dhe objektivat e kërkimit epidemiologjik, gjenetik, imunologjik dhe biologjik në një aktivitet të koordinuar dhe sinergjik për t’iu përgjigjur nevojave te shëndetit publik, kërkimit bazë si dhe për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit për shëndetin e popullates. Aktiviteti i NJBLRK-së zhvillohet ne bashkepunim me njesitë e tjera shkencore të ISHP-së, me Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet e saj te varesise, me institucione kerkimore brenda dhe jashtë vendit, me ofrues jo-publikë të kujdesit shëndetësor në vend, me institucione e organizata kombetare dhe nderkombetare jopublike qe operojne ne fushen e shendetit.
Aktiviteti i Njësisë realizohet me plane afat-shkurtera dhe afat-mesme të miratuara nga Drejtoria dhe Keshilli Shkencor i ISHP-se, bazuar ne zbatimin e ligjeve/akteve nenligjore/urdheresave/ strategjive/ planeve te veprimit te aprovuara nga Ministria e Shendetesise.
Legjislacioni ku bazohet aktiviteti I NJBLRK-se
Ligj Nr.10 138/2009 Për shëndetin publik
Ligj Nr. 15/2016 Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive
Ligj Nr. 8876/2002 Për shëndetin riprodhues
Ligj Nr.9952/2008 Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it.
Ligj Nr. 27/2016 Për menaxhimin e kimikateve
VKM Nr. 47/2019 Për miratimin e paketes se PROGRAMIT KOMBËTAR TË DEPISTIMIT TË KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS në Shqiperi.
VKM nr. 379, datë 25.5.2016 Për miratimin e rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”
VKM nr. 933, datë 25.11.2020 Për përcaktimin e rregullave për kriteret e vlerësimit të produkteve biocide dhe të procedurës së dhënies së autorizimit të vendosjes së tyre në treg
VKM 177 datë 31.3.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse”, të ardhura me kërkesë pranë Seksionit.
Vizioni
Laborator me cilësor – shendet me i mire.
Misioni
Te siguroje zhvillimin e platformave teknologjike dhe të analizës laboratorike, në përputhje me evolucionin teknologjik aktual ne menyre qe te mbeshtesin kërkimin bazë në fushat shkencore prioritare per njesine dhe të rrisin ndikimin e tij në sfidat shëndetësore.
Fushat prioritare
Sëmundjet infektive emergjente
Rezistenca antimikrobike
Depistimi i Kancerit dhe identifikimi i biomarkerëve për diagnostikimin e hershëm të tij
Siguria e ujit
Siguria ushqimore
Detyrat
- Përgjigje ndaj sfidave të shëndetit publik duke mbështetur tema kërkimore ndërsektoriale
- Sigurimi i një mjedisi të favorshëm teknologjik
- Prezantimi i një strukture organizative për aktivitetet shkencore që pasqyron fushat prioritare te njesise
- Zhvillimi i kërkimit te aplikuar
- Monitorimi i survejancës laboratorike të sëmundjeve infektive e sidomos atyre emergjente në mbështetje të survejancës epidemiologjike kombëtare.
- Hartimi i Standarteve dhe Proçedurave Laboratorike te diagnozes dhe te konfirmimit laboratorik te agjenteve patogjene bakteriale, virale dhe parazitare shkaktare te semundjeve infektive dhe kontrolli i zbatimit te tyre ne nivel kombetar
- Identifikimin e qasjeve novatore për të luftuar rezistencën antimikrobike;.
- Zhvillimi i programeve te trajnimit dhe edukimit të specialistëve të laboratorit dhe të shëndetit publik në përputhje me prioritetet shkencore
- Zhvillimi i strategjive laboratorike që synojnë parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve me origjine ushqimore.
- Vleresimi laboratorik i ushqyerjes të popullatës
- Vlerësimin e cilësisë së ujit të pijshëm (ujëra nëntokësorë/ujëra sipërfaqësorë me destinacion për ujë të pijshëm/vepra të trajtimit të ujit) permes analizes mikrobiologjike, fiziko-kimike e toksikologjike (metalet e rënda, vajra & graso, PAH-et dhe pesticide).
- Analiza e lëndëve kimike ne ujin e pijshëm, të lejuara për tregtim dhe përdorim në Republikën e Shqipërisë bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Rregullores 528/2012 të BE “Për produktet biocide” dhe legjislacionin shqiptar.
- Analiza e lëndëve denzifektante për përqindjen e klorit aktiv dhe vlerësimin toksikologjik.
- Analiza e ujërave të shkarkimeve industriale të lëngëta.