Përgatituni paraprakisht për emergjencat
Jini të përgatitur për emergjencat e lidhura me motin, duke përfshirë edhe ndërprerjet e energjisë.
- Mbani ushqime rezervë, që nuk kanë nevojë për gatim ose ftohje, dhe ujë të ruajtur në enë të pastra.
- Mbani telefonin celular plotësisht të karikuar.
- Kur planifikoni të udhëtoni, informohuni për kushtet aktuale dhe parashikimin e motit.
- Mbani një çantë e cila duhet të përfshijë pajisje me bateri, të tilla si elektrik dore, llamba, bateri të veçanta.
- Mbani çantën e ndihmës së shpejtë dhe ilaçe shtesë.
- Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit.
- Mbani grilat e zgarës, sobat me gaz dhe gjeneratorët larg nga shtëpia, bodrumi dhe garazhi.
- Mbani gjeneratorët të paktën 6 metra larg shtëpisë.
- Nëse keni nevojë, kërkoni ndihmë në numrin