Këshillimi i Gruas
Këshillimi pas një rezultati pozitiv të testit HPV
Testimi për HPV ndihmon në PARANDALIMIN e kancerit të qafës së mitrës.
Testi HPV pozitiv, do të thotë se ka një infeksion me këtë virus në qafën e mitrës.
Vetëm pak femra pozitive me HPV mund të zhvillojnë kancer të qafës së mitrës.
Nëse rezultati i testit të HPV-së del pozitiv, rekomandohet kryerja sa më shpejt e kolposkopisë.
Informacione lidhur me HPV-në për gratë me rezultat pozitiv të testit
HPV transmetohet me anë të aktit seksual, por është e pamundur të dimë se Kur apo prej Kujt mund të merret.
HPV nuk është një shenjë pabesnikërie apo imoraliteti.
HPV është i vështirë për t’u parandaluar. Prezervativët mbrojnë kundër HIV-it dhe shtatzanive të padëshiruara, por ato nuk mbrojnë nga HPV-ja.
Të jesh HPV pozitiv, apo të jesh trajtuar ndaj tij nuk vështirëson mbetjen shtatzënë, apo lindjen e një fëmije të shëndetshëm.