Sektori i Ujit dhe Sanitetit
SEKTORI “UJI DHE SANITETI”
- Njoftohet në kohë reale nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në rastet e shpërthimeve hidrike dhe të konstatimit të problematikave lidhur me furnizimin me ujë të popullatës, mbledh dhe analizon të dhënat, kryen vlerësimin e cilësisë së furnizimit me ujë duke bashkëpunuar me Strukturat Rajonale Shëndetësore.
- Mbështet krijimin e kapaciteteve teknike profesionale të specialistëve të Shëndetit Publik nëpërmjet kurseve të kualifikimit.
- Realizon/Organizon seminare trajnuese/workshope, konferenca me specialistët e mjedisit me tema mbi Ujin dhe Sanitetin në nivel Rajonal e Kombëtar.
- Kryen ekspertiza në terren, vlerëson problematikat, verifikon cilësinë e ujit dhe sanitetit, jep rekomandime sipas rastit.
- Në raste të vecanta pergatit dhe realizon plane monitorimi në nivel kombëtar të cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm duke bashkëpunuar me Striktura Rajonale Shëndetësore dhe institucione të tjera.
- Realizo studime të pavarura në fushën e shëndetit publik.
- Shërben për palë të treta të interesuara si institucione,biznese, në fushën e sigurisë e cilësisë së ujrave.