Sektori i Programit Kombëtar të Vaksinimit

Programi Kombetar i Vaksinimit

 

 

Misioni i programit të vaksinimit është të mbrojë popullatën dhe çdo individ nga sëmundjet që parandalohen nga vaksinat nëpërmjet sigurimit të vaksinave të duhura sipas grup moshave dhe sëmundjeve përkatëse, ofrimin e mbështetjes teknike dhe udhëzimeve  për zbatimin e programit të vaksinimit dhe udhëheqjen e monitorimit  të programit të vaksinimit për çdo njësi  që ofron kujdes shëndetësor dhe njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, përcjelljen e informcionit të saktë dhe ofrimin e mbështetjes teknike në edukimin e publikut dhe profesionistëve si dhe kryerjen e vlerësimeve dhe kerkimeve në drejtim të zbatimit të programit të vaksinimit dhe pranimmit të vaksinimit.

 

        Objektivat për vitin 2022 -2024 janë:

 

      1.Ruajtja e qendrueshmerise te programit te vaksinimit duke siguruar te gjitha vaksinat e programit per femijet deri 18 vjec, duke ofruar mbeshtetje teknike  dhe duke monitoruar zbatimin e tij ne te gjitha njesite vendorete kujdesit shendetesor

 

  1. Permiresimi i programit te vaksinimit duke rritur numrin e vaksinave per te parandaluar semundje infektive te cilat kane nje peshe te rendesishme ne shendetin publik si ato per parandalimin e kancerit te qafes se mitres dhe parandalimin e memingiteve nga meningokoku tipi B dhe te tjera sipas vleresimit te riskut per vendin.

 

  1. Zgjerimi i programit te vaksinimit ndaj gripit per te ulur peshen e gripit ne grupe te caktuara te popullates dhe popullaten e pergjithshme.

 

  1. Perforcimi dhe permiresimi i programit te vaksinimit ndaj COVID-19* duke ofruar vaksinim per ata qe nuk jane vaksinuar per te arritur te pakten 80% mbulese vaksinale dhe siguruar nje mbrojtje sa me te mire me nje doze shtese fillimisht per personat me deficite imunitare dhe me pas per te gjithe popullaten si dhe duke ofruar vaksinim per femijet 12-17vjec apo me tej sipas rekomandimeve perkatese.

 

  1. Perforcimi i menaxhimit te vaksinave nepermjet permiresimit te sistemit te integruar elektronik te vaksinimit dhe permiresimit te organizimit.

 

  1. Permiresimi i kapacititeve te zinxhirit te ftohte, ruajtjes dhe transportit te vaksinave nepermjet vleresimeve te vazhdueshme, organizimit te ri dhe investimeve perkatese.

 

  1. Permiresimi i njohurive, sjelljeve dhe praktikave dhe komunikimit te riskut ne lidhje me vaksinimin dhe vaksinat dhe identifikimi parashikuesve te pranueshmerise vaksinimit dhe hezitimit.

 

  1. Permiresimi i edukimit te vazhduar se te gjithe profesionisteve shendetesore per vaksinimin nepermjet platformave elektronike

 

  1. Permresimi i informimit te prinderve, dhe publikut ne lidhje me vaksinat dhe efektet e tyre nepermjet takimeve informuese dhe platformave elektronike duke promovuar vaksinimin familjar dhe komunitar.

 

  1. Rritja e qendrueshmerise te sigurise te programeve te vaksinimit duke perforcuar identifikimin e hershem, survejancen dhe menaxhimin e efekteve anesore te vaksinave.

 

 

* Programi i vaksinimit ndaj COVID-19 eshte ne fillimet e tij dhe si per cdo program te ri vaksinimi per nje semundje te re do te rishikohet sipas te dhenave te studimeve perkatese dhe udhezimeve te WHO, ECDC dhe CDC/USA .