Sektori i Programit Kombëtar të Kontrollit të Turbekulozit

PROGRAMI I KONTROLLIT TË TUBERKULOZIT NË  SHQIPËRI (PKTB)

PKTB është program për zbatimin e strategjisë së kontrollit të TB në një sistem shëndetësor kombëtar. Politikat, planifikimet dhe aktivitetet e PKTB kanë për qëllim të realizojnë një zbulim dhe mjekim efikas të rasteve me TB.

 PKTB duhet të përfshijë të gjithë vendin, të jetë permanent, i vazhdueshëm dhe të integrohet në strukturat ekzistuese të shërbimit shëndetësor të vendit tonë. PKTB ka për qëllim të kurojë pacientin, të rivendosë shpejt aftësitë e tyre për punë dhe aktivitetin e zakonshëm,  ndërsa për popullsinë PKTB ka për qëllim të ulë përhapjen e TB në vendin tonë.

Në Shqipëri, Tuberkulozi (TB) mbetet një çështje e rëndësishme e shëndetit publik, megjithë përparimin e rëndësishëm të bërë gjatë dekadës së fundit. Ka ndryshime pozitive domethënëse që e kanë sjellë vendin në një nivel ku numri i rasteve të TB-së është zvogëluar me shumë pak raste të TB-së Rezistent ndaj Barnave.

 Për shkak se vendi po përpiqet të forcojë më tej kontrollin e TB, ekziston një mirëkuptim i përbashkët që për këtë duhet punuar më shumë. Bazuar në strategjinë rajonale të TB-së ekziston një vizion për Shqipërinë i cili përcakton drejtimet strategjike, dhe zbatimi i plotë i tyre pritet të sjellë rezultate të dëshiruara të dukshme në fund të periudhës 2020 – 2025.

 

Puna duhet të fokusohet në sigurimin e qasjes universale në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha formave të sëmundjes, si dhe sigurimin e integrimit dhe menaxhimit efektiv të ndërhyrjeve të kontrollit të TB-së brenda kuadrit të sistemit të përgjithshëm shëndetësor, përfshirë sistemin e kujdesit shëndetësor parësor (KSHP), si dhe në rritjen e efikasitetit të veprimtarive të kontrollit të TB-së.

 

Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar të ndajë burime financiare dhe të tjera për një kontroll efektiv të TB-së. Ndërkohë po bëhen ndryshime të rëndësishme që kërkojnë një vizion të ri dhe të përditësuar të strategjive, politikave dhe aktiviteteve për t’ju afruar eliminimit të plotë TB-së në Shqipëri.

Edhe pse situata epidemiologjike e tuberkulozit në Shqipëri duket të jetë e qëndrueshme, ka arsye për të mbetur gjithmone vigjilentë:

Pritet që numri i rasteve të diagnostikuara dhe të trajtuara të rritet gjatë viteve të ardhshme, veçanërisht duke marrë parasysh përdorimin e shumëpritur të teknologjisë GeneXpert. Kjo do të çojë në një ngarkesë më të lartë për sistemin e kujdesit shëndetësor, dhe duhet të planifikohet mirë. Një nga zgjidhjet e mundshme për këtë, është trajtimi ambulator  në rritje i TB-së (përfshirë TB rezistent ndaj barit, kur është e përshtatshme) dhe shmangja e shtrimeve të zgjatura në spital.

 

Qëllimi i Programit Kombetar te TB

  • Të konsolidojë arritjet e fituara në luftën kundër TB dhe të çojë vendin në fazën e eliminimit të TB
  • Dhënia fund e epidemisë së TB me zero familje të afektuara që përballen me kosto katastrofike për shkak të TB

 

Objektivat

  • Të sigurojë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë njerëzit me TB
  • Të reduktojë vuajtjen njerëzore dhe barrën social-ekonomike të TB
  • Të mbrojë popullatat vulnerabël nga TB, TB/HIV dhe MDR
  • Të mbrojë dhe të promovojë të drejtat njerëzore në parandalimin, mjekimin dhe kontrollin e TB

 

Objektivat specifike

  • Të mbajë incidencën e TB < 15 raste të reja për 5 vitet në vazhdim
  • Të mbajë prevalencën e vdekjeve nga TB <5%
  • Të mbajë prevalencën e MDR < 2%
  • Të mbajë një përqindje të lartë të suksesit të mjekimit për rastet tuberkulare me sputum pozitiv (mbi 90%)
  • Të realizojë një nivel të lartë të zbulimit të rasteve me TB në > 80% të rasteve të reja

 

Objektivave kryesore:

  • Të sigurohet qasje universale në diagnozën e hershme dhe cilësore të të gjitha formave të TB;
  • Të sigurohet qasje universale në trajtimin cilësor të të gjitha formave të TB-së me mbështetjen e duhur të pacientit;
  • Të mundësohen mjedise mbështetëse dhe sisteme për kontrollin efektiv të TB-së;;
  • Vazhdimi i zbatimit të strategjisë DOTS me një cilësi më të lartë dhe në
  • përmirësim të vazhdueshëm
  • Adresimi i nevojave të popullatatave vulnerabël dhe të varfëra, MDR-TB dhe TB-HIV
  • Ulja e infeksionit TB
  • Të kontribuojë në forcimin e shërbimit shëndetësor mbështur në shërbimin shëndetësor parësor
  • Të angazhojë njerëzit me TB dhe komunitetin nëpërmjet partnershipit si dhe të gjithë furnizuesit shëndetësor
  • Të mundësojë dhe të kryejë studime operacionale lokale për TB

 

Kontrolli i TB në Shqipëri

    Përbëhet nga 4 elemente kryesore:

  • Insituti i Shëndetit Publik
  • Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive se bashku me laboratorin kombëtar te referencës për tuberkulozit.
  • Spitalet rajonale te rretheve
  • Sherbimi shendetesor Paresor

Struktura organizative e PKTB duhet të garantoje funksionimin e strukturave në nivele të ndryshme të PKTB. Këto funksione duhet të reflektojnë në vija të përgjithshme rolin e PKTB dhe të përcaktojnë detyrat e te gjitha strukturave dhe individëve në nivele të ndryshme të PKTB.

Tërësia e strukturave të PKTB dhe e personelit të vendosur në nivele të ndryshme të shërbimit shëndetësor janë vendimtare për një kontroll efektiv të TB.

Bashkëpunimi i personelit shëndetësor ndërmjet niveleve të ndryshme të PKT dhe përgjegjësia e tyre në zbatimin e detyrave është jetësore për zbatimin efektiv të PKTB.

Puna e secilit nivel të PKTB është e ndërvarur ndërmjet tyre dhe bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për arritjen e objektivave të PKTB.

 

Roli dhe përgjëgjësit e Programit Kombëtar të Tuberkulozit

  • Të koordinojë PKTB, duke përfshirë të gjithë organizatat qeveritare dhe joqeveritare, që punojnë për TB
  • Të përgatisë programet për trainimin e punonjësve shëndetësorë, që merren me kontrollin e TB
  • Të monitorojë prokurimin dhe shpërndarjen e furnizimeve për PKTB (medikamente, pajisje, dokumentacionin, materiale të edukimit shëndetësor)
  • Të përgatisë dhe të zhvillojë formularë të raportimit
  • Të monitorojë PKTB ne nivel rrethi
  • Të koordinojë aktivitetet e mbikqyrjes kombëtare të TB
  • Të mbikqyrë aktivitetet e PKTB në nivel rrethi
  • Të udheheqë kërkimet për promovimin e PKTB
  • Të veprojë si qendër referimi
  • Të japë dhe të sigurojë kontrollin e cilësisë për laboratorët e TB

 

Arritjet kryesore të Programit Kombëtar të Tuberkulozit

  • Zbatimi i Strategjisë DOTS, në të gjithë vendin.
  • Infrastruktura e mirë fizike dhe logjistike e institucioneve të kujdesit shëndetësor të përfshira në luftën kundër TB, si dhe burime njerëzore të kualifikuara dhe të mjaftueshme.
  • Të gjitha dispanseritë janë të rikonstruktuara, të mirëmbajtura dhe funksionale, të pajisura me logjistikën e nevojshme si dhe me burime të mjaftueshme njerëzore të mjaftueshme dhe të kualifikuara.
  • Institucionet e kujdesit shëndetësor të angazhuara në diagnostikimin dhe trajtimin e TB, janë të pajisura me pasijet e nevojshme si aparate radiologjike në të gjitha distriktet, dhe me tomografi të kompjuterizuar në të gjitha spitalet rajonale. Mirëmbajtjen e tyre sigurohet dhe realizohet nga vetë institucionet.
  • Shpërndarje e mirë gjeografike e personelit shëndetësor sipas nevojave, veçanërisht në zonat më të varfra dhe problematike të TB.
  • Forcimi i sistemit shëndetësor në përgjithësi, dhe veçanërisht në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve respiratore në shërbimin ambulator.
  • Fillimi i trajtimit/diagnostikimit të TB në spitalet e rretheve, pasi me parë trajtoheshin dhe diagnostikoheshin vetëm në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kjo ka vendosur një marrëdhënie më të mirë ndërmjet stafit mjekësor në rrethe dhe të sëmurëve me TB dhe familjarëve të tyre, duke ndikuar edhe në një kontroll më të mirë të kontakteve dhe vatrave me TB.
  • Përmirësimi i diagnostikimit bakteriologjik të TB, nëpërmjet riorganizimit të rrjetit laboratorik bakteriologjik për një diagnozë më cilësore dhe më të shpejtë, duke rritur kapacitetet diagnostikuese të Laboratorit Kombëtar të Referencës.
  • Eksziston një sistem mjaft i mirë raportimi dhe regjistrimi i pacienteve me TB , i cili bazohet në të dhëna individuale dhe në një fletë njoftimi të rasteve me TB me te dhena mjaft të detajuara
  • Testimi me GeneXpert është një testim i ri për kontrollin e TB, në Shqiperi. Testimi me anë të Genexpert konfirmon njëkohësisht dhe rezistencën ndaj medikamentit Rifampicinë (RIF). e cila është një  tregues shumë i rëndësishëm  dhe për  multidrug resistencën e TB , (MDR-TB)
  • Sigurimi i një sistemi të besueshëm dhe të qëndrueshëm të prokurimit të medikamenteve tuberkulare të serisë së parë dhe të dytë, konkretisht nëpërmjet UNICEF, bazuar në Marrëveshjen midis MSHMS dhe UNICEF.

 

Hartimi dhe Miratimi i Udhëzuesve të TB në bashkëpunim me WHO:

  • Udhëzuesi i Menaxhimit të Infeksionit Latent të TB;
  • Udhëzuesi i Menaxhimi të Medikamenteve Tuberkulare;
  • Udhëzuesi i Menaxhimit të Tuberkulozit tek fëmijët ;
  • Udhëzuesi i Menaxhimit të Pacientëve me MDR;
  • Udhëzuesi i Menaxhimit për Infeksionin dhe Kontrollin e TB dhe të MDR – TB;
  • Udhëzuesi i Përfshirjes së Tuberkulozit në Shërbimin Parësor .

 

  • Monitorimi dhe Vlerësimi.

Monitorimi dhe Vlerësimi, nga PKTB ka konsistuar në monitorimin e performancës së dispancerive, Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”,spitaleve rajonale, si dhe disa qendrave shëndetësore, duke përdorur formate standarte të monitorimit (të përshtatura nga modelet e ËHO).

 

Udhezuesit e TB të aprovuar nga MSH dhe informacione rreth parandalimit te TB:

Udherrefyesi i barnave te tuberkulozit ne Shqiperi per menaxhimin, prokurimin dhe furnizimin

Udherrefyesi per menaxhimin e infeksionit TB Latent ne Shqiperi 

Udherrefyesi kombetar per menaxhimin dhe trajtimin e tuberkulozit tek femijet 

Udherrefyesi kombetar per menaxhimin dhe trajtimin e tuberkulozit e MDR-TB

Protokolli operacional per sherbimet me qender pacientin me TB ne kuader te kujdesit shendetesor paresor

Udherrefyesi i kontrollit te infeksionit TB dhe MDR-TB dhe politikat e depistimit per punonjesit e kujdesit shendetesor