Në takim u paraqit raporti i parë kombëtar ku interpretohen tregues epidemiologjikë të shumë burimeve dhe niveleve, të shtrirë në një periudhë shumë vjeçare për HTA, që ngelet një nga problemet shëndetësore më të shpeshta dhe shkak madhor për humbje të viteve të shëndetshme në Shqipëri.
Survejanca epidemiologjike e integruar për HTA përfshin tashmë të gjitha nivelet, nga studimet e prevalencës në popullatë, kujdesi shëndetësor parësor e spitalor e deri te nivelet e vdekshmerisë.
Në raport përfshihen edhe analiza mbi determinantë sociale dhe faktorë risk për HTA në vendin tonë.