Raport

“Ndikimi i alkoolit në shëndet”

 

Aktivitet sensibilizues

 Shkolla 9-vjecare “At Zef Pllumi’’, Tiranë

9 Nëntor 2017

 

Në kuadër të nismës së shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për forcimin e masave për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, Sektori i Abuzimit me substancat në Departamentin e Promocionit pranë Institutit të Shëndetit Publik, zhvilloi një takim sensibilizues me nxënësit e shkollës 9- vjecare At Zef Pllumi në Tiranë.

Në takim, i cili ishte konceptuar në formën e një bashkëbisedimi ishin të pranishëm nxënësit e klasave të 9 -ta, prindër si dhe mësues të shkollës. Fillimisht u prezantua një material informues lidhur me ndikimin e alkoolit në shëndet dhe dëmet që ai sjell. Më pas u prezantuan të dhëna epidemiologjike nga Anketimi mbi Përdorimin e Substancave-Shqipëri 2014, realizuar nga ISHP, si dhe u bë një prezantim i ligjit nr.9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”.

Në fund aktiviteti u mbyll me mesazhin se fillimi i hershëm i alkoolpirjes gjykohet si një faktor risku për një propabilitet të rritur për probleme shëndetësore, si dhe për alkoolizim më pas në jetë.

Fig 1 Fig 2