Gjatë takimit me punonjëset e Alumil-Albania SHPK në kuadër të Tetorit Rozë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik theksuan rëndësinë e vetëkontrollit të gjirit, njohjen e shenjave të para të kancerit të gjirit, dhe diskutuan për faktorët e rrezikut që mund të ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu, u theksua rëndësia e kontrolleve periodike të ekografisë dhe mamografisë, duke ndjekur rekomandimet e mjekut.
Një moment i veçantë ishte ndarja e përvojave personale nga disa prej zonjave të pranishme, mbi historitë e tyre apo të familjarëve të prekur nga kanceri i gjirit. Kjo ndarje emocionuese i dha një peshë të madhe mesazhit që donim të përcillnim: diagnostikimi i hershëm shpëton jetë dhe se “Jeta është e bukur, ndaj IA VLEN TË JETOSH.”