Këshilla për situatën e përmbytjeve

 

Në situata me reshje të mëdha shiu, dalje të lumejve nga shtrati, prishje të urave e rrugëve, përmbytje të zonave të banura, rrëshqitje dherash, dëmtime të godinave, kërkohen masa specifike për të shmangur në maksimum dëmtimet dhe aksidentet që mund të na kushtojnë edhe jetën.

Për të shmangur dëmtimet nga rryma elektrike është e domosdoshme:

  • Të bëjmë stakimin e automateve qëndrore.
  • Të qëndrojmë në vënde të sigurta pa lagështirë.
  • Mos ndizni paisjet elektrike që jane lagur ose qëndrojnë në ujë.
  • Mbani fëmijët sa më larg rreziqeve nga linjat elektrike, paisjet elektrike etj.
  • Mos përdorni gjeneratorë elektrike në vende të mbyllura, gazrat që ato leshojnë gjatë punës përbëjnë rrezik për jetën tuaj.

Informohuni vazhdimisht për gjëndjen e relievit, gropat që mund të jenë formuar, rrymat e fuqishme të ujit, urat, rrëshqitjet e dherave 

  • Qëndroni në vende ku jeni më të sigurtë; në lartësi, në kate më të larta të godinave, në kodrina.
  • Mos tentoni të kaloni përrenj, lumenj kur prurjet janë të mëdha.
  • Shmangni lëvizjet mbi ura, në pellgje me ujë etj.
  • Në kushtet e levizjeve të domosdoshme, me ujëra të rrëmbyera, qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe në grup.

Në kushtet e një moti të jashtëzakonshëm më të rrezikuarit janë fëmijët,

  • Mbajini fëmijët sa më pranë, nën vëzhgim të vazhdueshëm.
  • Fëmijët nuk duhet të lëvizin të pashoqëruar.
  • Mbajini ato në vënde të sigurta, në kate të larta, larg rrumave të ujit, në vende ku mendoni se nuk arrijnë ujërat.
  • Sigurojini ato me veshje të përshtatshme.

Reshjet e shumta shtojnë mundësinë  për aksidente të cilat rrezikojnë jetën tuaj.

  • Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike në kushtet e motit të keq.
  • Infromuhuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, rreshjet, temperaturat.
  • Kontrolloni gjëndjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, paisjet ndriçuese, gomat.
  • Siguroni veshje të përshtatëshme për udhëtimin në këto kushte. Veshje të ngrohta, mbrojtëse nga reshjet e shiut, këpucë dimërore, çizme etj.
  • Kujdes duhet treguar për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
  • Vendosni fëmijët në vënde të përshtatëshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
  • Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara, dhe me karikues rezervë në makinë.
  • Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha , apo dhe me rrezik të lartë rrëshqitje.

Ndërtesat ku ju banoni e kryeni aktivitete të ndryshme janë  të rrezikuara.

  • Mos qëndroni në, mbi apo pranë godinave që janë të mbuluara nga uji.
  • Gjatë punës për pastrimin e ambjenteve të përmbytura bëni kujdes të përdorni doreza, vishni çizme pasi mund të lendoheni në çdo moment.

 

 

higjiena