1 në 8 gra rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.
Diagnostikimi dhe trajtimi ndikon jo vetëm në gjendjen fizike të grave të prekura, por dhe atë psikoemocionale dhe shëndetin mendor.
Ndaj në këtë #tetorirozë zhvilluam një takim informues me studentët e mjekësisë dhe njëkohësisht anëtarë të Komitetit Shqiptarë të Studentëve të Mjekësisë për të diskutuar me ta mbi aspektet psikologjike dhe emocionale që përjetojnë gratë e prekura nga kanceri i gjirit. U bisedua mbi problematikat më të shpeshta që këto gra përjetojnë gjatë fazës së diagnostikimit dhe trajtimit, komunikimit mjek-pacient, kujdesit psiko-emocional nga stafi psikosocial dhe mbi efektin e përkujdesjes profesionale në ecurinë e trajtimit.
Në këtë aktivitet stafit tonë iu bashkangjitën dhe psikologet e Shërbimit Spitalor Onkologjik ku ndanë me ne informacione mbi praktikën e tyre klinike me gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Falenderojmë kolegët e shërbimit psikosocial të QSUT, stafin dhe pjesëmarrësit e organizatës ACMS për organizimin e këtij aktiviteti dhe stafin e bibliotekës ‘Moikom Zeqo’ për mikpritjen.