Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

✅ Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer:

✔️ Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;

✔️ Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara;

✔️ Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave
të stinës;

✔️ Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik.

✅ Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!

#ZgjidhJetënVaksinohu