Kujdesi për foshnjat dhe fëmijët gjatë ditëve të ftohta të dimrit
Sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj evitoni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi. Të porsalindurit deri në 6 muajsh, rrezikojnë më shumë nga i ftohti, pasi përgjigjja e organizmit të tyre nëpërmjet termo- rregullimit, dhe aftësia e tyre për të komunikuar, ende nuk janë zhvilluar plotësisht. Për këtë arsye, prindërit duhet të kontrollojnë herë pas here këmbët, duart e veçanërisht fytyrën. Foshnjat rekomandohen të pinë rregullisht gji, sa herë të dëshirojnë, dhe nëse kanë filluar edhe ushqimet plotësuese, të mos harrohet dhënia e lëngjeve, për të garantuar hidrim të mirë të tyre.
Nëse duhet t’a nxirrni foshnjën jashtë, kini parasysh këto rregulla:
– mbulojeni mirë duke e veshur me disa shtresa rrobash, dhe vendosini gjithnjë njëkapele në kokë, pasi rreth 30% e humbjes së energjisë vjen ngakoka;
– mbajeni larg vendeve të lagështa dhe me korenteajri;
– mos e mbani foshnjën në mbajtëse si të “kangurit”, pasi qarkullimi i gjakutngadalësohet, dhe kjo favorizon ngrirjen ekëmbëve;
– rekomandohet që foshnja të transportohet në një karrocë apo mbajtëse si shtrat,në mënyrë që të mund të lëvizë lehtësisht, duke pasur një qarkullim të rregulltgjaku;
– merrni gjithnjë me vete pije apo ushqime të ngrohta (nëse ka filluar ushqimet shtesë), ndërresa dhe mbulesarezervë;
– Nëse foshnjat nën 6 muajsh sëmuren, drejtohuni menjëherë tekmjeku.
Disa rekomandime shtesë për fëmijët më të rritur:
– Ushqyerja duhet të jetë sa më e larmishme me ushqime nga të gjitha grupetushqimore. Konsumoni 5 vakteushqimore:
– një mëngjes i pasur (bukë, qumësht, mjaltë, vezë,etj);
– fruta apo perime (të freskëta, të pjekura apo lëng ishtrydhur);
– dreka me ushqime proteinike (mish, peshk, shpendë, fasule,thjerrëza), karbohidrate (bukë, oriz, makarona, etj) e perime tëndryshme;
– fruta, perime, kos apo akullore (ka vetianti-inflamatore);
– darka me ushqime të variueshme. Për shembull: supa e pulës është shumë e këshillueshme gjatë dimrit, pasi përmban proteina të tretshme dhe ka veti anti- inflamatore, rehidruese (sidomos për gjendjet gripale), ofron nxehtësi dhe fluidifikon mukozat (shkrinsekrecionet).
– mbani gjithnjë të pastra duart e fëmijëve, duke i larë me ujë e sapun për rreth 20sekonda, sa më shpesh, sidomos para ushqyerjes apo pas përdorimit tëtualetit;
– mbani të lira rrugët e frymëmarrjes, duke i mësuar të fryjnë mirë hundët dhe duke përdorur ujë fiziologjik për t’i liruar ato. Nëse hundët janë vazhdimisht të zëna, atëherë mund të nevojitet edhe terapia me aerosol apo avuj të thjeshtë me solucion fiziologjik. Rekomandohet të përdoren facoleta me një përdorim, të cilat duhet të hidhen në koshpas përdorimit, për të evituar kontaminimin e tëtjerëve;
– evitoni kontaktet me të sëmurët. Për këtë nuk rekomandohet të çohen fëmijët në vendeku ka shumë grumbullime si bebi-baret apo qendrat tregtare, pasi atje rrezikojnë të infektohen me viruse tëndryshme;
– siguroni qëndrimin e tyre në ambiente me temperaturë 21-23° C dhe ajrosini të paktën2 herë nëditë;
– fëmijët kanë gjithashtu nevojë të dalin të luajnë në ajër të pastër dhe të ekspozohennë diell. Zgjidhni orët më të ngrohta gjatë ditës dhe kujdesuni të mos djersitin, ndaj rekomandohet të vishen me disa shtresa, që të hiqen nëseduhet.