“Kushtet e jetesës së të moshuarve në Ballkan dhe në Europën e Lindore: Sfidat dhe mundësitë” kjo ishte tema e Konferences së mbajtur në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, e cila u përqendrua në kushtet e të moshuarve në Ballkan dhe Evropën Lindore, duke eksploruar sfidat dhe mundësitë që lidhen me këtë grup të rëndësishëm të popullsisë. Diskutimet trajtuan tema si përballja me plakjen e popullsisë, përmirësimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore,ekonomike dhe integrimi më i mirë i të moshuarve në shoqëri për të nxitur një jetë më aktive.
Ekspertë nga fusha të ndryshme analizuan faktorët kryesorë që ndikojnë në cilësinë e jetës së të moshuarve, duke përfshirë infrastrukturën, politikat sociale dhe mbështetjen familjare e komunitare. Gjithashtu, u prezantuan zgjidhje inovative dhe modele suksesi nga vende të ndryshme evropiane që mund të përshtaten për vendet e Ballkanit, duke krijuar mundësi të reja për mbrojtjen dhe përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve.