Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik
“Evidenca dhe praktikat e suksesshme të shërbimeve të shëndetit mendor”
Përfundoi me sukses Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, me temë “Evidenca dhe praktikat e suksesshme të shërbimeve të shëndetit mendor”, e organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Kjo konferencë adresoi disa çështje kryesore, të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor në shoqëritë në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera të Rajonit Europian. Ekspertë ndërkombëtarë në fushën e shëndetit mendor ndanë eksperiencat e punës në vendet e tyre dhe inkurajuan profesionistët shqiptarë të ndiqnin modelet pozitive të provuara tashmë në vendet e Rajonit Europian.
Falenderime të veçanta për të gjithë institucionet me të cilat u bashkëpunua për realizimin e konferencës: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendrat Komunitare të Shëndetit Mendor në Tiranë dhe rrethe, Drejtoritë e Shëndetit Publik.
Gjithashtu, falenderime edhe për agjensitë dhe institucionet ndërkombëtare që mbështeten konferencën: Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, projekti “Shëndet për të Gjithë”, UNICEF, OBSH, UNFPA.