Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 7 Qershor 2020

 
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit
 
Shtohen rastet në spitalin infektiv, shkon në 1246 numri i të prekurve nga fillimi i epidemisë
 
Dr. Gentiana Qirjako
ISHP
 
7 Qershor, Tiranë- Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
 
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
 
Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës. 
 
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare të rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID-19. 
 
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje të rasteve në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 938.
 
Në vendin tonë janë 274 persona aktivë me COVID-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.
 
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake. 
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.
 
COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)
Testime totale                         18290
Testime molekulare                16255
Testime serologjike                 2035
Raste pozitive                          1246
Raste të shëruara                    938
Raste aktive                             274
Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           187
Krujë             24
Shkodër         19
Kamëz            14
Durrës           10
Mat                 9
Lushnje          6
Tropojë          2
Korçë              1
Librazhd          1
Mallakastër     1