Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 29 Tetor 2020
 
 
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1422 testime, 114 të shëruar, 275 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
 
 
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. 
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 
163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë. 
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. 
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
 
COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë     114
Të shtruar në spitale     291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore     1422
 
Testime totale            122,426
Raste pozitive    20,315
Raste të shëruara    11,007
Raste Aktive      8,809
Humbje jete       499
 
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës          837
Fier         650
Korçë  544
Shkodër        522
Lezhë          396
Elbasan        378
Vlorë           352
Berat           256
Kukës          184
Gjirokastër    131
Dibër            91