COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 15 raste të reja, 2,691 testime dhe 71 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4