COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 647 testime, 22 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 35 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 647 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
10 në Tiranë, 4 në Lushnje, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës.
Janë 603 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,019 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Mars 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 647
Testime totale 1,768,554
Raste pozitive 273,110
Raste të shëruara 269,019
Raste Aktive 603
Humbje jete 3,488
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 274
Fier 100
Vlorë 79
Elbasan 29
Gjirokastër 25
Kukës 19
Berat 17
Korçë 16
Shkodër 15
Durrës 14
Lezhë 9
Dibër 6