COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1375 testime, 116 të shëruar, 297 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
 
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. 
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 
111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 
25 raste në Durrës dhe Korçë, 
18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier,
9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 
6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 
4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 
1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.
 
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. 
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
 
COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)
Raste të reja ditore  297
Të shëruar ne 24 orë 116
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1375
 
 
Testime totale               111,564
Raste pozitive     17948
Raste të shëruara     10341
Raste Aktive      7145
Humbje jete      462
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   3505
Durrës           718
Shkodër         494
Fier           445
Korçë     456
Lezhë            360
Elbasan         313
Vlorë            283
Berat            218
Kukës           175
Dibër          91
Gjirokastër     87