COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 556 testime, 115 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 556 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 115 qytetarë, në këto bashki:
77 në Tiranë, 8 nw Fier, 7 nw Durrws, 6 nw Vlorw, nga 4 qytetarw nw Sarandw, Lezhw, nga 1 qytetar nw Mat, Lushnje, Mallakastwr, Gjirokastwr, Tepelenw, Korçw, Kolonjw, Berat, Skrapar.
Janë 567 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 115
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 556
Testime totale 1,837,228
Raste pozitive 277,141
Raste të shëruara 273,077
Raste Aktive 567
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 429
Vlorë 45
Fier 36
Durrës 13
Gjirokastër 10
Lezhë 9
Korçë 8
Berat 6
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2