COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2501 testime, 122 të shëruar, 597 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. 
 
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 
171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.  
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë. 
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. 
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 
një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, 
një 56 vjeçare nga Dibra, 
një 65 vjeçar nga Lushnja, 
një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. 
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
 
COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore    597
Të shëruar ne 24 orë     122
Të shtruar në spitale       393
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore     2,501
 
Testime totale             155,650
Raste pozitive     27,830
Raste të shëruara     12,889
Raste Aktive      14,318
Humbje jete        623
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   6891
Durrës           1218
Fier             1076
Korçë      892
Shkodër         852
Elbasan         771
Vlorë            641
Lezhë            638
Berat            438
Gjirokastër     416
Kukës           339
Dibër             146