COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4136 testime, 6 të shëruar dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.
Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4136
Testime totale 843,439
Raste pozitive 132,616
Raste të shëruara 130,059
Raste Aktive 101
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 43
Elbasan 11
Fier 10
Vlorë 10
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2