COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1055 testime, 90 të shëruar, 182 raste të reja dhe 5 humbje jete
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
61 raste në Tiranë,
19 në Shkodër,
12 në Korçë,
9 në Lushnje,
nga 7 raste në Fier, Berat,
nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,
nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,
nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,
nga 3 raste në Sarandë, Dibër,
nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,
nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 182
Të shëruar ne 24 orë90
Humbje jete në 24 orë5
Testime ditore1055
Testime totale 100,953
Raste pozitive 15752
Raste të shëruara 9675
Raste Aktive 5648
Humbje jete 429
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2869
Durrës 590
Shkodër 426
Korçë 304
Fier 284
Lezhë 276
Elbasan 238
Vlorë 203
Kukës 159
Berat 153
Dibër 80
Gjirokastër 66