COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2658 testime, 2 të shëruar dhe 5 raste të reja në Tiranë në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.
Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2658
Testime totale 837,388
Raste pozitive 132,597
Raste të shëruara 130,052
Raste Aktive 89
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 35
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 1